TIRANË-Kryeministri Edi Rama do të mbledhë spt qeverinë dhe Grupin Parlamentar të Partisë Socialiste (PS), në Pallatin e Kongreseve. Mbledhja me në fokus sfidat parlamentare, do të nisë në orën 11:00. Sipas burimeve, një theks të veçantë do të ketë edhe çështja integrimit të Shqipërisë në Bashkimin Europian.
Takimi do të hapet me fjalën e kreut të grupit parlamentar të PS, Taulant Balla dhe më pas do të flasë kryeministri Edi Rama. Në këtë mbledhje pritet raportimi i Drejtoreshës së Agjencisë Shtetërore të Kadastrës, Lorena Goxhobellit.
Agjenda:
-Mbledhja do të nisë me fjalën e kryetarit të Grupit Parlamentar, Taulant Balla
-Më pas do të flasë kryeministri Edi Rama (adresimet që do t’i bëjë Grupit Parlamentar)
-Raportim nga drejtuesia e Kadastrës, Lorena Goxhobeli
-Raportime edhe nga bashkëkryetari i PS për Reformën Territoriale, Arbian Mazniku
(Për çdo folës është parashikuar një kohë prej 2 minutash për pyetje dhe diskutime)
-Mbledhja pritet të mbyllet me konkluzionet, ndërsa janë edhe disa nisma ligjore që së shpejti pritet të diskutohen në Parlament (Kodi i ri Penal, Ligji për Referendumet, Reformat zgjedhore dhe ajo Territoriale).
Pjesë e sesionit të takimit do të jetë edhe prezantimi i Strategjisë së Komunikimit nga Erjona Ismaili, duke përfshirë planet dhe masat për komunikimin efektiv të aktivitetit parlamentar dhe prioriteteve të PS-së. Mbledhja do të mbyllet me fjalën e kryetarit të Grupit Parlamentar, Taulant Balla, i cili po ashtu është ai që hap mbledhjen./ZËRI



