TIRANË-Kreu i qeverisë Edi Rama, ka mbledhur këtë të premte, 13 shkurt, ministrat në zyrën e tij në Kryeministri. Në takim të pranishëm janë drejtuesit e inspektoriateve të vendit me në krye ish-deputetin e PD-së Dashnor Sula. Për këtë të fundit, kreu i qeverisë i ka kujtuar dhe deklaratat në parlament kur ishte pjesë e Partisë Demokratike, me qëllimin për t’i adresuar.
Edi Rama: Nuk mund të themi se me inspektimin kemi bërë progres. Mbetet problem, në hendekut mes shërbimit dhe pengimit të atyre që duhet të shërbehen që jo rrallë në vend se të shërbehen të keqtrajtohen dhe të abuzohet. Mund të ndërrojmë të gjithë njerëzit dhe nga hëna ti sjellim, nëse sistemi nuk është strukturuar si duhet, do biem në të njëjta situata që i ndeshim më rrallë se më parë. Dua të them dy fjalë për faktin që kryeinspektori vjen nga një pjesë e karrierës që ka qenë politike, por më parë ka qenë protagonist në sistemin e mëparshëm , formimi juridik është i rëndësishëm…këtu jemi vend i vogël për t’u ndarë dhe kur vjen puna te politika ndarja është e natyrshme por kur vjen puna te politika mirë është që të bashkëpunojmë. Edhe mua nuk më ka kursyer zotëria kur ka qenë në parlament tani ta shohim se si ka bërë gjëra për të cilat nuk na ka lënë gjë pa thënë ne.
Takimi vjen në nje kohë mes përplasjeve të qeverisë me drejtësinë për çështjene Belinda Balluku dhe pikëpyetjeve nëse Rama do ta zevendesojë apo jo zëvendëskryeministren. Në mbledhjen e fundit të zhvilluar me strukturat e PS, kreu i qeverisë njoftoi ndërhyrje në legjislacion në lidhje me pezullimin e Ballukut./ZËRI



