Rama: Kosova duhet të përmbushë kërkesat e dialogut, “t’ia lërë topin” Serbisë


Rama: Kosova duhet të përmbushë kërkesat e dialogut,

edi rama

GJERMANI- Kryeministri i vendit, Edi Rama, ka deklaruar se Kosova duhet të përmbushë të gjitha kërkesat e dialogut me Serbinë, duke i lënë Serbisë përgjegjësinë për nënshkrimin dhe njohjen e marrëveshjeve.

Në një intervistë për Deutsche Welle Shqip, Rama theksoi se Kosova duhet të shkëputet totalisht nga Serbia dhe të mos mbështetet mbi idetë ose pritshmëritë e saj. Ai shtoi se Kosova duhet të dërgojë një mesazh të qartë ndaj Evropës dhe vendeve që nuk e kanë njohur ende, duke treguar se Prishtina ka përmbushur të gjitha detyrimet e saj.

“Sipas meje, Kosova duhet ta harrojë krejt Serbinë, në kuptimin që duhet të përmbushë në mënyrë njëanshme të gjitha kërkesat e dialogut dhe t’ia lërë topin në derë Serbisë, duke i thënë Evropës dhe vendeve të Evropës, dhe atyre vendeve që nuk e njohin akoma: ja kush jemi ne, i përmbushëm, i firmosëm, tani shkoni dhe merrjani firmën Serbisë”, -nënvizoi Rama.

Kreu i qeverisë foli gjithashtu për marrëdhënien e tij me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti. Ai e cilësoi si marrëdhënie miqësore në aspektin personal, por me dallime të mëdha në këndvështrimin politik. Kryeministri u shpreh se bashkëpunimi ndërqeveritar vazhdon normalisht, siç është dhe projekti për hekurudhën Durrës-Prishtinë, që sipas Ramës është një “vepër madhore”.

“Ndërkohë, në të gjitha aspektet e bashkëpunimit me Kosovën, flas në bashkëpunimin ndërshtetëror. Ne kemi bërë goxha përparim dhe jemi duke punuar në një vepër madhore siç është hekurudha Durrës-Prishtinë”,- pohoi Rama./ZËRI

Poll



Source link

Scroll to Top