Rama kërkon ndërhyrjen e Trump për gjyqin ndaj ish-krerëve të UÇK-së: Zoti President, të bëjmë diçka!


Rama kërkon ndërhyrjen e Trump për gjyqin ndaj ish-krerëve

edi rama

SHBA- Kryeministri Edi Rama gjatë fjalës së tij në mbledhjen e Bordi të Paqes, u ndal tek gjyqi i ish-krerëve të UÇK-së në Hagë. Rama e cilësoi një gjyq të turpshëm, duke i thënë se ish-krerët e UÇK-së, përfshirë ish-presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi, po mbahen në një gjyq prej 6 vitesh.

Rama iu drejtua presidentit Trump dhe i bëri thirrje që të bëjë diçka, përpara se të ndodhë diçka e keqe.

“Më lejoni t’ju tërheq vëmendjen dhe për një konflikt afër shtëpisë tonë, ku presidenti Trump u ndal te Kosova dhe Serbia. Për të u bërë e famshme në të gjithë botën, Presidenti i Kosovës po shpenzon 6 vjet në një gjyq të urryer të sponsorizuar nga disa vende demokratike, disa presidente këtu, që duhet të jenë të turpëruar nga kjo drejtësi. Vetëm një javë më parë, një tjetër prokuror kërkoi 45 vite burg për të, duke u tërhequr para një shteti që kërkon drejtësi. Z. President, le të bëjmë diçka para se siç thatë dhe ju, para se gjëra më të këqija të ndodhin.”, tha Rama.

/ZËRI

Poll



Source link

Scroll to Top