Rama: Javën e ardhshme raporti i BE për prokurimet, Shqipëria kryeson në rajon


Rama: Javën e ardhshme raporti i BE për prokurimet, Shqipëria

Edi Rama

TIRANË- Kryeministri Edi Rama njoftoi se javën e ardhshme Shqipëria do të marrë një raport nga Bashkimi Europian për prokurimet publike. Sipas tij, raporti analizon situatën në rajon dhe e rendit Shqipërinë të parën për përmirësimet, transparencën dhe cilësinë e mekanizmave.

Rama theksoi se gjetjet bazohen në fakte dhe shifra konkrete, duke kundërshtuar perceptimet negative për korrupsionin në vend.

“Dua të ndaj me ju kënaqësinë e marrjes këto ditë të një raporti shumë domethënës të Bashkimit Europian, përmes instrumentit përkatës të SIGMA-s dhe OECD-së, që ka analizuar edhe panoramën e përgjithshme të prokurimeve publike në rajonin tonë, ku Shqipëria spikat me përmirësimet e saj. Përmes shifrave dhe fakteve, do të mund t’i tregojmë edhe publikut se sa larg janë të gjitha ato që thuhen dhe stërthuhen, duke ushqyer një perceptim negativ lidhur me raportin e Shqipërisë me korrupsionin dhe lidhur me pozicionin e kësaj shumice ndaj korrupsionit, në raport me realitetin e fakteve dhe të shifrave konkrete, të identifikuara dhe të rreshtuara jo nga qeveria apo ekspertët e saj, por nga një instrument i besueshëm dhe cilësor i Bashkimit Europian, me të gjithë integritetin e duhur profesional për të treguar se cila është e vërteta. Edhe në atë çka lidh prokurimet publike me transparencën dhe cilësinë e mekanizmave që i vënë ato në përdorim në të mirë dhe në interes të publikut, Shqipëria përsëri spikat si e para në rajonin tonë,” tha Rama.

Shqipëria shënoi me 11 dhjetor 2025 30 vite nga krijimi i sistemit të prokurimeve publike. Në këtë event të organizuar në Tiranë për 30 vjetorin e prokurimeve publike mori pjesë edhe kryeministri Edi Rama, i cili foli për progresin e bërë ndër vite, veçanërisht në luftën kundër korrupsionit

Gjatë fjalës së tij, Rama u ndal edhe te roli i “Diellës”, e cila është mandatuar si ministre AI në shtator, në kuadër të mandatit të katërt të qeverisë. Ai theksoi se “Diella” nuk do të marrë vendime, por do të analizojë dhe sjellë të dhëna për prokurimet publike, ndërsa vendimmarrja do të mbetet në dorë të strukturave përkatëse./ZËRI

Poll



Source link

Scroll to Top