Rama i delegon interpelancën Ibrahimajt! Bardhi-Peleshit: Mbyll seancën, kryeministri e ka detyrim


Rama i delegon interpelancën Ibrahimajt! Bardhi-Peleshit: Mbyll

Gazment Bardhi

TIRANË-Një tjetër debat është zhvilluar në seancën plenare të Kuvendit, ku pritej nga ana e opozitës një interpelancë me kryeministrin Edi Rama mbi Koorporatën e Investimeve. Por kreu i qeverisë i kishte deleguar për t’u përgjigjur ministren e Ekonomisë dhe Inovacionit, Delina Ibrahimaj dhe kjo shkaktoi reagimin e opozitës dhe veçanërisht kreut të grupit të PD, Gazment Bardhi. Bardhi u shpreh se po shkelej Rregullorja dhe Kushtetuta, pasi interpelanca nuk delegohej dhe Rama duhet të vinte në seancë, ose ajo të mbyllej.

Gazment Bardhi: Kryeministri është i detyruar t’u përgjigjet interpelancave të kërkuara nga deputetët. Kjo përgjegjësi është e padelegueshme zoti kryetar. Thatë se do e thërrisnit kryeministrit kur të kërkohej, ja pra ne e kërkojmë në interpelancë në basë edhe të Kushtetutës. Ne nuk kemi kërkuar ministren, por kemi kërkuar kryeministrin. Nuk ka asnjë nen në Kushtetutë apo Rregullore që i jep të drejtë kryeministrit të delegojë interpelancën për t’iu përgjigjur. Kryeministri e ka detyrim përgjigjen në Kuvend për interpelancë, nuk e ka delegim. Ndaj zoti kryetar ju ftoj të mbyllni seancën dhe të thërrisni Kryeministrin për të ardhur për interpelancë. Nëse kryeministri e konsideron veten mbi hierarkinë kushtetuese dhe të Kuvendit, e ka përgjegjësi të vijë e të japë llogari në Kuvend. Nuk mund ta kaloni me një fjali se kryeministri ka deleguar ministren, ne mund të kishim kërkuar ministren direkt por kemi kërkuar kryeministrin. Ndaj respektoni Kushtetutën dhe Rregulloren, nëse nuk e sillni dot, duhet të largoheni ju si kryetar i Kuvendit.

Poll



Source link

Scroll to Top