Rama: Ftesa për në Bordin e Paqes, përpjekje për të krijuar tollovi


Rama: Ftesa për në Bordin e Paqes, përpjekje për të

Edi Rama

TIRANË- Kryeministri Edi Rama deklaroi sot se ftesa drejtuar Shqipërisë për t’u bërë pjesë e Bordit të Paqes është pranuar dhe ratifikuar nga Kuvendi gjatë kësaj jave, në formën e një projektmarrëveshjeje dhe projektligji.

Gjatë fjalës së tij në podcastin “Flasim”, Rama theksoi se Shqipëria, si një shtet që ka paqen si orientim kryesor të politikës së saj, e ka miratuar këtë ftesë me një “po” të fortë, përfshirë edhe votat e opozitës. Kreu i qeverisë u shpreh se ftesa ishte e mirëseardhur, ndonëse nuk e përjashtoi që procesi të shoqërohej me debate dhe polemika publike. Sipas tij, rreth kësaj çështjeje janë ngritur teori dhe narrativa të pabazuara.

“Realisht ishte një ftesë e mirëseardhur, edhe pse nuk dyshoja se do të kishte zhurmë dhe përpjekje për të krijuar tollovi. Fantazitë dhe ligësia u bashkuan për t’i dhënë jetë disa teorive dhe përrallave, duke e çuar debatin në nivele të pajustifikuara,” -u shpreh Rama.

Ai shtoi se Shqipëria ka dëshmuar ndër vite angazhimin e saj në tryeza të rëndësishme ndërkombëtare dhe se anëtarësimi në këtë bord përfaqëson një tjetër hap në rolin e vendit si kontribuues për paqen dhe stabilitetin ndërkombëtar.

“Në fund, ftesa u mirëprit, u pranua dhe u ratifikua. Shqipëria e aprovoi këtë angazhim me një ‘po’ të fortë, edhe me votat e atyre që publikisht kishin shprehur kundërshti,”– përfundoi kryeministri.

/ZËRI

 

Poll



Source link

Scroll to Top