Rama dhe Balluku prezantojnë së bashku “OSHEE Charge”: Brenda vitit të ardhshëm do të hyjmë në epokën e matësve inteligjentë


Rama dhe Balluku prezantojnë së bashku “OSHEE Charge”:

edi rama dhe belinda balluku

TIRANË- Kryeministri Edi Rama, dhe ministrja e infrastrukturës dhe energjitikës Belinda Balluku, janë shfaqur së bashku gjatë prezantimit të projektit “OSHEE Charge”, një shërbim i ri i karikimit të mjeteve elektrike. Rama tha se brenda vitit të ardhshëm Shqipëria do të hyjë në epokën e matësve inteligjentë. Sipas Ramës, instalimi i matësve inteligjentë do të ulë ndjeshëm nivelin e humbjeve teknike në rrjet, si dhe do të rrisë cilësisht faturimin e çdo konsumatori.

“Në radhë të parë dëshiroj t’iu përcjell një përgëzim atyre që kanë punuar me këtë inovacion dhe që do t’i japin jetë një qasjeje të re, në aspektin e shërbimit publik sa i përket OSHEE-së, e cila do ta shtrijë këtë kapacitet edhe në karikimin e mjeteve elektrike. Ky është një lajm shumë i mirë që vjen në një moment shumë pozitiv për sektorin e energjisë, që është kthyer në një sektor ku inovacioni ka zënë hapësirën e vet dhe nuk punohet më në emergjencën e ditës, me ato histori që tanimë duket e pabesueshme t’i kemi jetuar ne, por kanë qenë histori të lodhshme e rraskapitëse të një periudhe kohe që zgjati deri jo shumë kohë më parë.

Për ta projektuar të nesërmen, ndërkohë që vazhdon intensivisht puna e përditshme, sot kemi këtë inovacion, ndërkohë që besoj se brenda vitit të ardhshëm do të kemi fillimin e punës transformuese për matësat e energjisë, duke kaluar në sistemin e matësave inteligjentë, me një parti të parë prej rreth 350 mijë matësash, dhe brenda këtij mandati do ta mbyllim edhe këtë proces, që besoj se do ta ulë edhe më tej nivelin e humbjeve elektrike në rrjet, duke e ulur nën mesataren e BE-së, por duke e rritur cilësisht edhe shërbimin e çdo konsumatori, duke riparuar ato të meta që ka procesi i faturimit”, tha Rama.

Zëvendëskryeministrja Belinda Balluku nga ana e saj u shpreh se shërbimi i karikimit për mjetet elektrike, është një hap i natyrshëm dhe i domosdoshëm.

Sipas saj konsumatatorët familjarë do të vazhdojnë të karikojnë mjetet e tyre elektrike me të njëjtin çmim si më parë.

Për ndërtimin e stacionit të parë të “OSHEE Charge”, është zgjedhur një pikë strategjike, ku në pak minuta mund të karikohen 20 automjete elektrike.

“Do të ndaloja te produkti i ri që është shkaku i takimit sot. OSHEE Charge, ky është një hap i nevojshëm. Niveli i pikave të karikimit është ende i kufizuar, duke lënë boshllëqe në zonat turistike. Aktualisht kuadri ligjor nuk e rregullon aktivitetin e karikimit të mjeteve elektrike. Është shumë e qartë që legjislacioni nuk lejon rishitjen e energjisë elektrike të rregulluar nga ERE. Kjo ka prodhuar një treg të parregulluar. Energjia 14 lekë shitet nga bizneset 40–60 lekë.

Qarkullojnë 60 mijë mjete elektrike dhe kemi një tendencë rritjeje, pasi pritet të ketë një konsum prej 14 mln kWh në vitet e ardhshme. Vetëm në 10-mujorin e parë arriti në 1.2 mln euro. Për të siguruar qëndrueshmëri, është miratuar një çmim i veçantë për flotën elektrike prej 22 lekë për kWh. Çmimi është ai që do të blihet nga tregtarët privatë nga OSHEE.

Ne nxisim rritjen e flotës elektrike, sepse konsumatorët familjarë do t’i karikojnë mjetet me 9.5 lekë, kur harxhojnë më shumë se 800 kWh. Ky rregullim synon të vendosë në treg një barazi, të ulë koston për rrjetin. Përmes OSHEE Charge do të sigurojmë çmime konkurruese dhe energjia që do të përdoret do të jetë nga burimet e rinovueshme. Është përzgjedhur një pikë strategjike në Unazën e Re, është dizenjuar në një mënyrë shumë inovative. Do të ketë 10 kulla karikimi, ku në pak minuta do të karikohen 20 automjete. Ky nuk është projekt në letër”, u shpreh Balluku./ZËRI 

Poll



Source link

Scroll to Top