“Qiratë e larta”, Rama: Do ngrihen kampuse në Durrës për studentët e Tiranës


"Qiratë e larta", Rama: Do ngrihen kampuse në Durrës

Edi Rama

TIRANË-Kryeministri Edi Rama zhvilloi sot një takim me rektorët e Universiteteve publike të Tiranës në kuadër të zhvillimit të sistemit të arsimit, ku njoftoi ngritjen e një kampusi të ri universitar në Durrës. Rama tha se hapësirat e reja do të shërbejnë për akomodimin e studentëve të kryeqytetit, ku do të ndihmojmë zgjidhjen e një problemi të madh që kanë studentët për shkak të çmimeve të larta që kanë qiratë në Tiranë.

Kreu i qeverisë e lidhi ndërtimin e kampusit edhe me funksionimin së shpejti të trenit Tiranë–Durrës, që pritet të lehtësojë lëvizjen e studentëve mes dy qyteteve.

Edi Rama: Është koha për të rivizituar ligjin e arsimit të lartë, ka kaluar periudhë e mjaftueshme për të reflektuar në atë ligj, ndryshimet e kohës por dhe konstatimet e praktikës në kornizën e ligjit. Ligji aktual siç e dini është shkruar në bashkëpunim me ju. Besoj që edhe për shkak të eksperiencës, nuk bëhet fjalë për përmbysje, si në rastin kur u shkruajt ligji, por bëhet fjalë për korrektime. Kemi bërë investime domethënëse, por jemi akoma larg përmbushjes së kushteve infrastrukturore për të përballuar sfidat dhe nevojat. Kemi dy kampuse përpara, kampusin e madh të Tiranës dhe kemi hapur procesin për kampusin e universitetit ALeksadër Moisiu. Kemi pasur interes nga 40 studio ndërkombëtare dhe ka interes për të krijuar infrastrukturë rezidencë të studentëve, duke parur parasysh trenin që do jetë në funksion sëshpejti, do jetë shumë e thjeshtë që studentët që do jenë në Tiranë të kenë mundësi të strehohen në kampusin e Durrësit dhe për këtë arsye do ndërtojmë një kompleks shumë të mirë në mënyrë që të ndihmojmë në zgjedhjen e një problemi të madh që kanë studentët për shkak të qerave të larta  në Tiranë, edhe në Durrës. Jemi të bindur që jemi në një moment të ri ndryshimi për arsimin e lartë, por ndryshe nga ndryshimi i parë.

Poll



Source link

Scroll to Top