Qeveria vendos, rritet shpërblimi për sportistët! Gonxhja: mbështetje deri në 75% më shumë (VIDEO)


Qeveria vendos, rritet shpërblimi për sportistët! Gonxhja:

Blendi Gonxhja

TIRANË- Ministri për Turizmin, Kulturën dhe Sportin, Blendi Gonxhja, prezantoi vendimin për rritjen e shpërblimeve për sportistët. Pas mbledhjes së kabinetit qeveritar këtë të premte, ministri deklaroi se skema e re do të ofrojë një mbështetje më të drejtë për disa disiplina. 

Gonxhja shtoi se ky vendim i ri do ketë efekt nga muaji prill 2026. Sipas vendimit, mbështetja rritet sipas tij me 75% për sportet jo olimpike dhe me 25% për trajneret e sportistëve elitar.

“Dy vendime që propozohen dhe vijnë në qeveri me propozimin e ministrisë së Turizmit Kulturës dhe Sportit.  E para është rritja e shpërblimit për sportistët e litarë dhe trajnerët e tyre. Do të ketë efekt nga muaji prill 2026. Rritet me 75% shpërblimi mbështetja për sportet jo olimpike. Rritet me 25% për trajneret e sportistëve elitar, rritet trajtimi ushqimor ditor për sportistët elitarë. Ofrojmë mbështetje më të madhe, garantojmë një skenë më të drejtë për të pasur një provomim dhe për të motivuar sportistë, të kapin rekorde të larta”, deklaroi ministri. /ZËRI

Poll



Source link

Scroll to Top