Qeveria i propozon Kuvendit 2 anëtarët e rinj të Këshillit Mbikëqyrës të Bankës së Shqipërisë (EMRAT)


Qeveria i propozon Kuvendit 2 anëtarët e rinj të Këshillit

FOTO ILUSTRUESE

TIRANË- Qeveria i propozon Kuvendit dy emrat e anëtarëve të rinj për Këshillin Mbikëqyrës të Bankës së Shqipërisë, në mbledhjen e sotme të Këshillit të Ministrave të drejtuar nga vetë kryeministri Edi Rama. Bëhet fjalë për ish-ministrin e Financave Ervin Mete, ndërsa kandidatja tjetër e propozuar nga kryeministri është Jonida Prifti.

Vendimi i Këshillit të Ministrave:

“VENDIM PËR PROPOZIMIN KUVENDIT TË REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË TË DY ANËTARËVE PËR KËSHILLIN MBIKËQYRËS TË BANKËS SË SHQIPËRISË

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të shkronjës “b”, të pikës 2, të nenit 44, të ligjit nr.8269, datë 23.12.1997, “Për Bankën e Shqipërisë”, të ndryshuar, me propozimin e Kryeministrit, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:

Propozimin Kuvendit të Republikës së Shqipërisë të dy anëtarëve për Këshillin Mbikëqyrës të Bankës së Shqipërisë, si më poshtë vijon:

– Znj. Jonida Prifti;

– Z. Ervin Mete.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”.

K R Y E M I N I S T R I

EDI RAMA”.

Qeveria i propozon Kuvendit 2 anëtarët e rinj të Këshillit

vendimi

Poll



Source link

Scroll to Top