edi rama
TIRANË- Kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama, do të mbledhë sot drejtuesit politikë të qarqeve në selinë rozë të PS-së, në kuadër të turit “Punët e Shqipërisë.”
Takimi, që nis në orën 08:30, është pjesë e një serie mbledhjesh të planifikuara për të koordinuar punën në terren dhe për të vlerësuar ecurinë e projekteve në nivel vendor.
Diskutimet do të përqendrohen tek prioritetet e qeverisë, organizimi i strukturave në qarqe dhe përshpejtimi i realizimit të projekteve infrastrukturore dhe zhvillimore në të gjithë vendin.
Poll



