Pulisiç “bën me krahë” tifozët, ky Milan si ai i 2010-2011-ës

Pulisiç “bën me krahë” tifozët, ky Milan si ai i 2010-2011-ës

Nov 25, 2025 | 14:06






























Fitorja në derbi ka rikthyer entuziazmin te Milani, jo vetëm për golin e Pulisiç, por edhe për një paralelizëm historik që i bën tifozët të besojnë se ky sezon mund të ndjekë gjurmët e 2010- 11. Pas barazimit në Parma, Milani kërkonte reagim, dhe derbi ishte provimi ideal.

pulisic

Pulisiç, i kthyer nga dëmtimi, ishte sërish faktor vendimtar ndaj Interit, duke shënuar golin e tretë personal në derbin e Madoninës. Sa herë ka shënuar, Milani ka fituar, një prirje që tashmë nuk është rastësi. Amerikani kishte vendosur sfidën e parë të sezonit dhe ka qenë protagonist edhe në Superkupën e Arabisë Saudite, ku Milani përmbysi një 0-2 pikërisht falë tij. Roli i tij në momentet kyçe e ka bërë njeriun simbol të skuadrës së Alegrit.

Por ajo që ka ndezur më shumë fantazinë e tifozëve është një koinçidencë që vjen nga sezoni i fundit i lavdishëm i Alegrit: në vitin 2010, derbi i kampionatit u luajt në javën e 12-të – ekzakt si tani – dhe përfundoi 1-0 për Milanin. Golashënues ishte Zlatan Ibrahimovic, me numrin 11 në shpinë, saktësisht si Pulisiç. Në fund të atij sezoni, Milani fitoi titullin. Paraleli i dy “11-shave” që vendosin derbin në të njëjtën javë nuk mund të mos emocionojë tifozët kuqezi.

Edhe një detaj tjetër i çuditshëm i shtohet këtij mozaiku: Çalhanoglu, në një derbi të mëparshëm të javës së 12-të, kishte humbur dy penallti. Është ende herët për të folur për titull, por forma e Pulisiç dhe këto lidhje simbolike kanë krijuar një valë besimi që Milani nuk e shihte prej vitesh. Dhe në “Casa Milan”, askush nuk e fsheh: derbi mund të ketë hapur një skenar të ri për ambiciet e Alegrit.

PANORAMASPORT.AL

© Panorama.al



Te lidhura














 












Source link

Scroll to Top