Pse Shqipëria abstenoi rezolutën e OKB-së? Spiropali: Jemi vend sovran


Pse Shqipëria abstenoi rezolutën e OKB-së? Spiropali: Jemi vend

Elisa Spiropali

TIRANË-Ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme, Elisa Spiropali, një intervistë në Top Channel me gazetaren Grida Duma ka folur edhe lidhur me votën abstenuese të Shqipërisë në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara për rezolutën që i hap rrugë krijimit të shtetit të Palestinës.

Spiropali u shpreh se Shqipëria ka abstenuar për disa çështje dhe sipas saj menduan që nuk e kishim kapacitetin për të marrë një vendim nëse do të ishim pro apo kundër.

“Ndihem shumë mirë kur jam në takime të tilla sepse e kam rrugën e shtruar nga ajo që është bërë më parë. Shqipëria ka një qëndrim të qartë strategjike, Shqipëria është vend i vogël por shumë mirë i orientuar, është një vend që nuk ka surpriza. Dimë qëndrimin e Shqipërisë sa i takon Ukrainës, Izraelit sa i takon Palestinës. Shqipëria ka abstenuar për disa çështje, menduam që nuk e kishim kapacitetin për të marrë një vendim nëse do të ishim pro apo kundër. Në këtë rast Shqipërisë i lejohet të mbajë një qëndrim sovran. Kemi pasur një qëndrim të qartë si drita e Diellit. Ne i dënojmë sulmet terroriste të Hamasit. Ne e përgëzojmë marrëveshjen e arritur me ndihmën e SHBA-së. Ka nisur një proces i një paqe të konsoliduar”, tha Spiropali.

Poll



Source link

Scroll to Top