Pse nuk e votoi socialisti Paketën Fiskale? “Shpërthen” Braçe: Injoruan amendimin tim, kam qepur gojën por…


Pse nuk e votoi socialisti Paketën Fiskale? "Shpërthen"

erion brace

TIRANË- Deputeti socialist Erion Braçe ka reaguar në lidhje me Paketën Fiskale të miratuar në seancën e fundi të Kuvendit, teksa zbulon arsyen se pse nuk ka votuar një pjesë të ligjeve të saj. Përmes një video-mesazhi në rrjetet sociale, Braçe ngre tonet për ligjin për rivlerësimin e pasurive të paluajtshme, për të cilin ai nuk ka pranuar të votojë, pasi në të nuk përfshiheshin shumë kategori qytetarësh. 

Sipas Braçes, u injorua amendimi i tij, i cili sugjeronte që të përfshiheshin revlerësimi i shtëpive në proces legalizimi dhe shtëpive të legalizuara në proces regjistrimi. Lidhur me këtë, Braçe shpreh kritikat edhe për Kadastrën, sipas së cilës, ishte e vështirë për t’u bërë. 

Raegim i plotë i Braçes:

“TRANSPARENCE PER VOTEN TIME; NJK E VOTOVA LIGJIN PER RIVLERESIMIN E PASURISE SE PALUAJTSHME!
E thjeshte:

PERJASHTUAN DY KATEGORI TE PLOTA QYTETARESH, MES TYRE VOTUES TE MI DHE PARTISE SOCIALISTE NE NJESINE 5, TIRANEN E MADHE, SHQIPERI ME GJERE!

UNE JAM VOTUAR TU SHERBEJ NJEREZVE ME LIGJ,

JO TE VOTOJ LIGJE KOT!

Tre ligje te meparshme-njeri ligji baze per RIVLERESIMIN dhe dy te tjere qe zgjasnin afatin e veprimit te tij, kane patur te perfshire ne proces, RIVLERESIMIN E SHTEPIVE NE PROCES LEGALIZIMI DHE SHTEPIVE TE LEGALIZUARA NE PROCES RREGJISTRIMI!

Ky ligj, kete here NUK I PERFSHINTE!

Amendimi im synoi ti rikthente ne ligj, pra ti perfshinte;

E VOTUAN KUNDER!

E dini cila ishte arsyeja;

KADASTRA PASKA THENE QE ESHTE E VESHTIRE PER TA KJO PUNE DHE NJK E BEJNE DOT!

Domethene nje pune qe me heret ka qene ne ligj dhe eshte bere, kete here ishte e veshtire!!!!
Degjoni, per mua por besoj per cdo qytetar,

KUSH NUK BEN PUNEN DUHET TE IKE, JO TE NDRYSHOJE LIGJIN NE DEM TE QYTETAREVE!

Si efekt i ligjit te miratuar te enjte, qindra shtepi ne SELITE-siper e poshte unazes, qindra apartamente ne dhjetera pallate ne NJESINE5-Komune posacerisht, Tiranen e Madhe-Astir mbi te gjitha, me gjere neper Shqiperi, ne proces legalizimi apo rregjistrimi, NUK DO TE MUND TE BEJNE RIVLERESIMIN E SHTEPIVE TE TYRE!”, shkruan Braçe.

Poll



Source link

Scroll to Top