Pse nuk e shkarkon Ballukun? Rama: Problem! ‘Miu’ i zhbalancimit të pushteteve do kthehej në ‘ujk’ që kafshon qeverinë


Pse nuk e shkarkon Ballukun? Rama: Problem! 'Miu' i zhbalancimit

Edi Rama dhe Belinda Balluku

TIRANË-Kryeministri Edi Rama ka vijuar sot me reagimet në lidhje me pezullimin nga detyra të Belinda Ballukut si ministre e  Infrastrukturës dhe Energjisë dhe zëvendës kryeministre. Me anë të një postimi në rrjetin social Facebook, Rama ka theksuar sërish se nuk po ndërhyn në punën e gjykatësit, por për shkak të pezullimit janë bllokuar punët publike dhe askush nuk mund të firmosë apo të marrë vendime.

Edi Rama: Shembujt që unë sjell , i sjell për të thënë sa i tepërt është pezullimi i një ministri. Ministri i pezulluar jo vetëm që nuk firmos dot vetë asgjë. Por bën që askush tjetër të mos marrë dot vendim dhe të firmosë. Ndaj edhe është absurd si koncept sepse është bllokim i krejt zinxhirit vendimmarrës për sektorët që ministri mbulon, dhe ndër gjërat që janë bllokuar është edhe marrëveshja me Kanadanë për fluturimet ajrore. Po me 35 vendimet e tjera të qeverisë si do ja bëjmë.

Rama i ka dhënë përgjigje edhe pyetjes pse nuk e shkarkon Belinda Ballukun nga postet, ku shprehet se Rama thotë se shkarkimi i një ministri nuk do të zgjidhte problemin dhe arsyeja kryesore pse e ka çuar në Gjykatën Kushtetuese këtë çështje është që të mos kthehet në një precedent të rrezikshëm në të ardhmen.

Edi RamaShembujt që unë sjell , i sjell për të thënë sa i tepërt është pezullimi i një ministri. Ministri i pezulluar jo vetëm që nuk firmos dot vetë asgjë. Por bën që askush tjetër të mos marrë dot vendim dhe të firmosë. Ndaj edhe është absurd si koncept sepse është bllokim i krejt zinxhirit vendimmarrës për sektorët që ministri mbulon, dhe ndër gjërat që janë bllokuar është edhe marrëveshja me Kanadanë për fluturimet ajrore. Po me 35 vendimet e tjera të qeverisë si do ja bëjmë.

Ndërkohë Gjykata Kushtetuese ka shtyrë seancën ku do të shqyrtohet ankimimi i qeverisë për pezullimin nga detyra të Belinda Ballukut si ministre dhe zëvendës kryeministre me vendim të GJKKO. Pasi treshja e gjyqtarëve, Sandër Beci (relatori), Sonila Bejtja dhe Marsida Xhaferllari, nuk arriti të dilte më një vendim unanim, çështja kaloi në mbledhjen me tetë gjyqtarë të Kushtetueses, e cila do të zhvillohet më 12 dhjetor. 

Në kërkesën drejtuar Kushtetueses, qeveria kërkon pezullimin e vendimit të GJKKO vetëm për pjesën e pezullimit nga detyra të Belinda Balluku, teksa argumenton se ky vendim sjell pasoja të rënda të interesit shtetëror e shoqëror.

Gjykata e Posaçme kundër Krimit dhe Korrupsionit vendosi për pezullim nga detyra të zëvendës kryeministres dhe ministres së Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku dhe ndalim daljeje jashtë vendit. Gjykata arsyetoi se vendimi erdhi pasi Balluku mund të prishë provat dhe të intimidojë dëshmitarët, në sajë të detyrës që mban. Balluku me vartësit e saj akuzohen se kanë paracaktuar fituesit në dy tenderë me vlerë 210 mln euro, atë të Tunelit të Llogarasë 190 mln euro dhe loti 4 i Unazës së Madhe 20 mln euro. GJKKO ka caktuar edhe arrest shtëpie për kreun e ARRSH-së, Gentian Gjyli dhe Erald Elezin, aktualisht drejtor i KESH.

Kushtetuesja është ajo që do të vendosë për ‘fatin’ e Ballukut, ndërsa kryeministri Edi Rama ka deklaruar se zëvendësimi i Ballukut në qeveri nuk do të ndodhë./ZËRI

Poll



Source link

Scroll to Top