PS ‘sfidon’ Kushtetuesen: Vendimi nuk prek zgjedhjet e 9 nëntorit


PS 'sfidon' Kushtetuesen: Vendimi nuk prek zgjedhjet e 9 nëntorit

FOTO ILUSTRUESE

TIRANË-Partia Socialiste ka reaguar pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese, e cila ka rrëzuar drekretin e Presidentit, Bajram Begaj për zgjedhjet e 9 Nëntorit. Sipas mazhorancës ky vendim nuk i prek zgjedhjet në Bashkinë e Tiranës, ndërsa shton se Gjykata do të dalë në përfundime në seancën e 31 tetorit.

“Përshëndetje! Ju rikujtoj për takimet e sotme sipas orareve dhe grupeve përkatëse. Sikurse u theksua edhe mbrëmë, vendimi i sotëm nuk i prek zgjedhjet e 9 nëntorit. Vendimi përfundimtar i Gjykatës do të jepet më 31 tetor. Mire u takofshim”, thuhet në mesazhin e shpërndarë në degët e PS në Tiranë.

Vendimi për pezullimin e zgjedhjeve erdhi pasi Kushtetuesja u vu në lëvizje nga Erion Veliaj, i cili ankimoi vendimin e shkarkimit të tij si kryebashkiak i Tiranës. Presidenti Bajram Begaj, më datë 1 tetor 2025, nxorri dekretin për zgjedhje të parakohshme në Bashkinë e Tiranës dhe 5 bashki të tjera të vendit. Pas dekretit, avokatët e Erion Veliajt bënë shtesë në ankimimin e tyre të mëparshëm, duke kërkuar edhe shpalljen anti-kushtetues të dekretit të Presidentit për zgjedhjet e Tiranës. Gjykata Kushtetuese do të mbajë seancën publike për të shqyrtuar kërkesën e Erion Veliajt më 31 tetor.

Tashmë PS-ja ka emëruar Ogerta Manastirliun si kandidate për kryetare në Bashkinë e Tiranës dhe organizatore të fushatës, ministren e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku./ZËRI

Poll



Source link

Scroll to Top