DURRËS- Në kuadër të Asamblesë Kombëtare të Partisë Socialiste që po zhvillohet sot në Durrës, kryeministri Edi Rama ka shpallur një seri ndryshimesh në drejtimin politik të qarqeve dhe strukturave të partisë në Tiranë.
Sipas mediave, Eduard Shalsi largohet nga drejtimi i qarkut të Kukësit dhe është deleguar në një njësi në Tiranë. Po ashtu, Elisa Spiropali është deleguar gjithashtu në një njësi në kryeqytet, por ende nuk është konfirmuar nëse do të vazhdojë apo jo si drejtues qarku.
Ndër figurat e tjera të PS-së që janë caktuar në Tiranë janë: Fatmir Xhafaj, Taulant Balla dhe Erion Braçe, të gjithë në Njësinë Nr. 5. Ndërkohë, Damian Gjiknuri merr drejtimin e një njësie tjetër në kryeqytet.
Ndryshime të drejtuesit politik në qarqe:
Eduard Shalsi largohet nga Kukësi dhe shkon në një Njësi në Tiranë
Damian Gjiknurit i jepet nje Njesi ne Tirane
Xhafaj, Balla dhe Braçe shkojnë te Njësia 5 në Tiranë
Elisa Spiropalit i jepet gjithashtu një Njësi në Tiranë



