PS & PD përballë sfidës së pranverës! Socialistët në riorganizim, opozita në garë për ‘karrigen’ e kryetarit


PS & PD përballë sfidës së pranverës!

Edi Rama dhe Sali Berisha

TIRANË-Pranvera ka filluar me përgatitje në politikë për të dy kampet e dy partive më të mëdha në vend, si për Socialiste dhe atë Demokratike. PS dhe PD kanë ‘ndezur’ motorët për zgjedhjet brenda tyre. Gara për ‘karrigen’ e kryetarit të opozitës, zgjedhje brenda PS, lëvizje figurash politike në bashkitë e vendit dhe organizim strukturash…të gjitha këto pritet të finalizohen muajin e parë të verës, qershorin. Më 6 qershor PD del me vendimarrje, ndërsa PS ka zgjedhur fundin e muajit për kostituimin e organeve. 

Në Partinë Demokratike zgjedhjet do të zhvillohen për kryetarin. Kyedemokratit Sali Berisha i mbaron mandate më 22 maj dhe hapat drejt zgjedhjes për zëvendësuesin e tij janë hedhur tashmë.

Kryesia e PD vendosi që afati i përfundimit të procesit për zgjedhjen e kryetarëve dhe kryesive në degë do të jetë 30 prillit. Zgjedhjet për kryetarin e Partisë Demokratike janë planifikuar të mbahen më 23 maj. Ndërkohë, më 6 qershor pritet të zhvillohet edhe Kuvendi Kombëtar i Partisë Demokratike, ku do të formalizohen strukturat drejtuese dhe vendimmarrjet e reja politike të kësaj force. 

Deri më tani, janë të paktën 4 emra që pritet të garojnë për postin e kryetarit të PD-së. Mes tyre është vetë kreu aktual i opozitës Sali Berisha. Kandidaturën e saj e ka shpallur edhe aktivistja shqiptaro-amerikane Evi Kokalari. Edhe ish-deputeti Ervin Salianji pritet të jetë pjesë e garës për drejtimin e Partisë Demokratike. E fundit që ka konfirmuar publikisht kandidaturën është Alesia Balliu, aktiviste dhe anëtare e Partisë Demokratike.

Angazhime, takime me strukturat dhe lëvizje në Bashkitë e vendit…kjo ishte panorama në fillimin e pranverës për Partinë Socialiste! Edhe mazhoranca është tashmë gati për zgjedhjet brenda partisë, duke sjellë edhe një fazë të re organizimi.

Zgjedhja e strukturave vendore do të zhvillohet nga 21 marsi deri më 30 qershor. Nga Asambleja e PS u vendos që deri më 16 prill do të bëhet njohja dhe analiza e çdo organizate. Nga 16 prilli deri më 13 maj do të mbahen zgjedhjet në organizatat socialiste dhe nga 16 maji më 12 qershor do të mbahen zgjedhjet e kryetarëve të partisë në bashki. Më 30 qershor do të bëhet konstitumi i organeve i PS.

Por nisja e punës drejt zgjedhjeve u shoqëruar pë PS me një ‘furtunë’ lëvizjesh figurash politike nëpër qarqet e vendit.  Kryeministri Edi Rama largoi Elisa Spiropalin si drejtuese të qarkut të Tiranës, Eduard Shalsin nga Kukësi, Benet Becin nga Shkodra dhe Emirjana Sakon nga Durrësi. Në vend të Spiropalit, Rama solli Taulant Ballën i cili sëbashku me Ogerta Manastirliun do të drejtojnë Qarkun e Tiranës. Kujtojmë që deri më sot Balla ka qenë drejtues politik për Diasporën.

Durrësi do të drejtohet nga Blendi Klosi, duke marrë vendin e Emirjana Sakos, ndërsa Lezha do të ketë një drejtues të ri ministrin Ermal Nufi, i cili zëvendëson Ulsi Manjën. Për Shkodrën, drejtimi politik kalon te Ermal Karakaçi, në vend të Benet Becit, ndërsa Dibra do të udhëhiqet nga Ulsi Manja, duke zëvendësuar Blendi Klosin. Për Kukësin, përgjegjësia i besohet Erjon Malajt, i cili merr vendin e Eduard Shalsit.

Brenda PS puna ka filluar edhe për zgjedhjet vendore të 2027, ku synimi kryesor është të fitojnë të gjitha bashkitë e qarkut Tiranë, pa asnjë përjashtim. Lidhur me këtë qëllim kryeministri Edi Rama ka vendosur ministra, deputetë dhe drejtues politikë në krye të 14 njësive bashkiake të kryeqytetit.

Me datat tashmë të zyrtarizuara e vetjma gjë ka mbetur të presim është fundi i pranverës me formësimin e ri të PS dhe PD./ZËRI

Poll



Source link

Scroll to Top