PS-PD bëhen bashkë për ligjin e ri të medias, rekomandimet paraprake dërgohen në Kuvend


PS-PD bëhen bashkë për ligjin e ri të medias, rekomandimet

FOTO ILUSTRUESE

TIRANË-Teksa Kodi i Ri Penal i prezantuar më 25 korrik po diskutohet në tryeza, ka nisur hartimi i një ligji të ri për median. Ligji i ri ka bashkuar Partinë Socialiste me atë Demokrate, ku raportohet se të angazhuara në hartimin e tij, janë deputetja demokartike Jorida Tabaku dhe ajo socialiste Iris Luarasi.

Tabaku dhe Luarasi kanë ngritur edhe një grup pune të përbërë nga ekspertët Mark Marku, ish-deputet i PD, Neritan Sejamini, Koloreto Cukali, drejtor i Këshillit të Medias dhe Klodiana Kapo. Rekomandimet për ligjin e ri i janë dorëzua Kuvendit të Shqipërisë dhe Komisionit për të Drejtat e Njeriut dhe Mjeteve të Informimit Publik, teksa pritet të diskutohen.

Në fillim të muajit nëntor Bashkimi Europian publikoi progresin raportin për Shqipërinë për vitin 2025, ku në pjesën që lidhet me median, ngre shqetësime serioze për mungesën e vetërregullimit, polarizimin e skajshëm dhe presionin ndaj gazetarëve, veçanërisht në mediat online. 

Raporti theksonte se kapacitetet e sigurisë kibernetike në vendin tonë mbeten të dobëta dhe gjatë periudhës së raportimit janë regjistruar disa sulme ndaj mediave online. Po ashtu BE u ndal edhe te kushtet e punës dhe siguria profesionale e gazetarëve shqiptarë. Raporti thekson se pagat e ulëta, ngarkesa e lartë e punës dhe presioni politik kanë ushqyer autocensurën, e cila “mbetet e përhapur në media”.

Ende nuk janë zbardhur detaje nga rekomandimet për ligjin e ri të medias dhe lirinë e shtypit, apo në cilat pika do të ndërhyet teksa pritet të dikutohet nga deputetën në Komisionet parlamentare dhe më pas në Kuvend./ZËRI

Poll



Source link

Scroll to Top