PS kërkoi 1 muaj, Komisioni i Etikës përjashton Gazment Bardhin me 15 ditë nga Kuvendi


PS kërkoi 1 muaj, Komisioni i Etikës përjashton Gazment Bardhin

 Gazment Bardhi

TIRANË- Kreu i grupit të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, është përjashtuar me 15 ditë nga punimet e Kuvendit. Vendimi u mor nga Komisioni i Etikës në Kuvend, që u mblodh sot për të shqyrtuar kërkesën e deputetëve të Partisë Socialiste, për përjashtimin me 30 ditë nga seancat plenare të deputetit demokrat Gazment Bardhit. Komisioni vendosi përjashtimin me 15 ditë.

14 deputetë të Partisë Socialiste firmosën kërkeën për përjashtimin e Bardhit, ndërsa kërkoi edhe mbledhje ne Komisionit të Etikës. Në kërkesë, socialistët argumentonin se demokrati kishte thyer në mënyrë të përsëritur rregulloren e Kuvendit, duke ofenduar kryeparlamentarin dhe duke krijuar kaos në sallë me ndërhyrjet dhe tonet e larta.

Në seancën e 16 tetorit, kreu i Grupit të PD-së, Gazment Bardhi pati një përplaje me kreun e Kuvendit, Niko Peleshi, për shkak të procedurës, teksa para ligjvënësve raportonte Komisioneri për Mbrojtjen nga Diskriminimi. Bardhi kërkonte që çdo deputet të merrte të drejtën e fjalës dhe t’i bënte pyetje komisionerit, ndërsa Peleshi e ka kundërshtuar kërkesën e tij. Bardhi ka shpërthyer ndaj Peleshit duke e quajtur “të paaftë”. Kreu i Kuvendit e paralajmëroi disa herë. Fillimisht, i ka ndërprerë  fjalën dhe më pas mori vendimin për ta përjashtuar nga seanca e ditës./ZËRI

Poll



Source link

Scroll to Top