TIRANË- Deputetët e Partisë Socialiste kanë depozituar në Kuvend një projekt rezolute që kërkon të shpallet Republika Islamike e Iranit si shtet sponsor i terrorizmit dhe të dënojë veprimet e saj destabilizuese në rajone të ndryshme të botës dhe sulmet kibernetike ndaj vendit tonë.
Në dokumentin e depozituar, theksohet se Shqipëria mbetet e përkushtuar ndaj parimeve të Kartës së Kombeve të Bashkuara, të drejtës ndërkombëtare dhe mbrojtjes së paqes dhe sigurisë ndërkombëtare.
Ndërkohë, në dokument theksohet edhe sulmit kibernetik ndaj institucioneve shqiptare, përfshirë sulmin e vitit 2022 ndaj infrastrukturës shtetërore si dhe tentativën më 10 mars, për ndërhyrje në sistemet e Kuvendit.
“Dënon me termat më të ashpër veprimet e Qeverisë së Republikës Islamike të Iranit që mbështesin, mundësojnë ose kryejnë akte terrorizmi, operacione hibride dhe aktivitete destabilizuese në rajone të ndryshme të botës si dhe shpreh solidaritetin e plotë me vendet mike të Gjirit Persik dhe me Turqinë, të cilat janë shënjestuar nga aktiviteti terrorist i sponsorizuar nga Qeveria e Republikës Islamike të Iranit. Dënon gjithashtu sulmet kibernetike të kryera kundër institucioneve të Republikës së Shqipërisë, përfshirë sulmin e vitit 2022 ndaj infrastrukturës shtetërore dhe përpjekjet e fundit për ndërhyrje në sistemet e Kuvendit të Shqipërisë”, thuhet në dokument.
Kryeminstri Edi Rama deklaroi sot se Shqipëria ka një kapacitet të mbrojtjes ndër më të mirët në Europë, por shtoi se Kuvendi nuk i përfshirë në këtë sistem. Madje, Rama shtoi se në këtë sistem ka ende shumë institucione nuk janë përfshirë, ndër to edhe Kuvendi, pasi kjo kërkon financim./ZËRI



