Protesta e opozitës, reagon delegacioni i BE në Tiranë: Dhuna s’mund të justifikohet!


Protesta e opozitës, reagon delegacioni i BE në Tiranë: Dhuna

foto ilustrim: protesta e opozites-flamujt e be dhe shqiperise

TIRANË- Delegacioni i Bashkimi Evropian në Tiranë ka reaguar pas protestës së opozitës të zhvilluar të dielën, duke dënuar çdo akt dhune dhe duke bërë thirrje për distancim prej saj. Përmes reagimit për mediat, Delegacioni thekson se e drejta për tubim paqësor është themelore dhe e garantuar nga Karta e të Drejtave Themelore të BE-së.

Megjithatë, sipas tyre, përdorimi i dhunës nuk mund të justifikohet në asnjë rrethanë. Më tej, theksohet edhe roli i rëndësishëm që opozita duhet të luajë në jetën demokratike të vendit.

“Delegacioni i BE-së në Tiranë rithekson se të gjithë kanë të drejtën e lirisë së tubimit paqësor, siç parashikohet në Kartën e të Drejtave Themelore të BE-së. Përdorimi i dhunës nuk mund të justifikohet për asnjë arsye dhe të gjithë aktorët duhet të distancohen prej saj. Delegacioni i BE-së rikujton se opozita ka një rol të rëndësishëm për të luajtur në parlament dhe në jetën demokratike të vendit, përfshirë dhe veçanërisht në kontekstin e reformave themelore”, thuhet në reagim.

Opozita zhvilloi mbrëmjen e të dielës, 22 mars, ku nuk munguan incidentet. Breshëri molotovësh drejt godinave qeveritare dhe përplasje fizike, ku 6 efektivë të policisë mbetën të lënduar. Ndërsa 15 persona janë arrestuar nga policia pas protestës, 9 prej tyre janë nën hetim në gjendje të lirë, mes tyre edhe deputeti i PD, Klevis Balliu. Në total janë 24 të shoqëruar, mes tyre 5 mitur. /ZËRI

Poll



Source link

Scroll to Top