TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka reaguar ashpër lidhur me protestën e mbajtur një natë më parë nga Partia Demokratike. Përmes një postimi në plaformën “X”, Rama ka publikuar një foto të bombave motov me të cilat janë sulmuar punonjësit e policisë, teksa i bën thirrje drejtësisë që të ndëshojë personat që përdorën sipas tij, kapacitet vdekjeprurës.
Kreu i qeverisë shprehet më tej se disfata në zgjedhjet e ardhshme do të jetë edhe më e madhe për PD, ndërsa nuk i kursen ironitë në drejtim të kryetarit të PD-së, Sali Berisha, duke e cilësuar si famëkeqin Robert Mugabhe të Zimbabves.
“Këto janë bombat artizanale me të cilat janë sulmuar dhe djegur e plagosur mbrëmë punonjësit e policisë, nga e vetmja parti politike në botën demokratike që ushtron dhunë dhe e dyta në historinë e botës së tërë – pas asaj të famëkeqit Robert Mugabhe të Zimbabves – që i shkon mbrapa një tetëdhjetë e kusur vjeçari të damkosur e të lajthitur! Uroj që drejtësia të bëjë drejtësi për policët e plagosur dhe të ndëshkojë pa ngurrim bartësit e këtyre armëve me kapacitet vdekjeprurës! Sa për fatin politik të këtij cikli të ri jashtënxjerrjesh në bulevard, ai do të shkruhet si zakonisht në zgjedhjet e vitit të ardhshëm me një disfatë ende më shembullore se sa të mëparshmet, ndërkohë që ne do të vazhdojmë pa u ndalur rrugën drejt Shqipërisë 2030 në Bashkimin Europian”, shprehet Rama.
Këto janë bombat artizanale me të cilat janë sulmuar dhe djegur e plagosur mbrëmë punonjësit e policisë, nga e vetmja parti politike në botën demokratike që ushtron dhunë dhe e dyta në historinë e botës së tërë – pas asaj të famëkeqit Robert Mugabhe të Zimbabves – që i shkon… pic.twitter.com/GUceunmNl1
— Edi Rama (@ediramaal) February 11, 2026
Protesta e opzoitës e thirrur më 10 shkurt, u shoqëruar me tensione dhe përplasje të forta, ku u plagosën 21 persona, 19 nga të cilët efektivë policie. Mes protestuesve të arrestuar, 7 janë të mitur. Nën hetim për këtë tubim janë vendosur pesë anëtarë të Partisë Demokratike, Sekretari Organizativ Ervin Minarolli, si dhe katër deputetët Flamur Noka, Belind Këlliçi, Luçiano Boçi dhe Klevis Balliu. Pas protestës, Policia e Tiranës arresto ka sekuestruar 22 molotovë të pashpërthyer dhe lëndë djegëse. /ZËRI



