TIRANË- Deputeti Saimir Korreshi gjatë mbledhjes së Komisionit për “Çështjet Ligjore dhe Administratën Publike”, ngriti shqetësimin rreth projektligjit për ‘sistemin arsimor parauniversitar’.
Gjatë mbledhjes Korreshi u shpreh se për mësuesit dhe se kushdo që ka vite në arsim është turp që t’i kthehet edhe njëherë universitetit. Ai shtoi, se kjo çështje duhet të trajtohet me seriozitet pasi ata që kanë një moshë më të madhe nuk ka nevojë të shkojnë në universitet.
“Duhet që të gjithë ata që kanë një vjetërsi, ai që është në sistem arsimor mbi 10 vite nuk ka më nevojë të shkojë universitet. Për mua është turp. Ne jemi akoma te Enveri. Ne legjislacion duhet ta kemi që gratë të mos shkojnë dhe të harxhojnë lekët e kalamajve. Sot të shkosh, do paguash tarifë shkolle, rrugën lart e poshtë se do frekuentim. Se do shkosh në Vlorë nga Lushnja, ose do të vish në Elbasan ose do shkosh në Tiranë. Tani pas 32 vitesh ajo do ushqejë kalamajtë, do mbajë kalamajtë e kalamajve apo do vejë në shkollë. Se janë vënë burrat të lajnë pjatat të vënë lavatricet se gratë kanë ikur në shkollë. Kjo nuk ka aspak logjikë”, tha mes të tjerash ai./ZËRI



