TIRANË- Komisioni për Çështjet e Brendshme dhe të Mbrojtjes ka miratuar në mbledhjen e sotme projektligjin për ndryshimet për kontrollin shtetëror të transferimeve ndërkombëtare të mallrave ushtarake dhe artikujve të teknologjive për përdorim të dyfishtë
Ministri i Mbrojtjes, Pirro Vengu, ka theksuar në fjalën e tij në Komision nevojën për kontrolle të transfermit, pasi vuri në dukje se rreziqet nga vijnë vetëm nga armët klasike. Sipas Vengut, ky projektligj ka 3 objektiva themelore, si ajo e harmonizimit me kuadrin rregullator të BE-së, forcimin e mekanizmave dhe rritjen e sigurisë juridike.
“Kemi të bëjmë me një realitet të ri sigurie, ku kufiri mes paqes, krizës, përdorimit civil të mallrave ushtarake, është bërë gjithmonë e më i paqartë. Lind nevoja që ky rrezik të administrohet dhe parandalohet. Sot rreziqet nuk vijnë vetëm nga armët klasike. Teknologjitë e reja që transferohen në mënyrë të padukshme. Materiale dhe pajisje që transferohen për përdorime të dyfishta. Softuere që transferohen nga një vend te tjetri me një klik, apo pajisje që janë në dukje civile, por që përdoren dhe mund të shndërrohen në mjete survejimi. Mosveprimi ligjor në këto kushte nuk do ishte neutral. Projektligji që propozojmë sot ka tre objektiva themelore.
Projektligji që propozojmë sot kryetar ka 3 objektiva themelore. E para harmonizohen plotësisht me kuadrin rregullator të BE-së. Konkretisht rregulloren 821 të vitit 2021. Forcimin e mekanizmave të kontrollit, vlerësimit dhe rrezikut. Sikundër edhe rritjen e sigurisë juridike, jo vetëm për institucionet ligjzbatuese, por edhe për operatorët ekonomikë të ndryshëm. E rëndësishme për operatorët ekonomikë, regjimi i licencave ripërtërihet, thjeshtohet dhe forcohet në disa raste. Qartësohen llojet e licencave dhe krijohet një bazë ligjore për licencat e përsëritura. Evidentohen operatorët me rrezik të ulët dhe kemi future edhe licencimet për projekte dhe programe industriale e teknologjike vendase. Kështu mbushim një mungesë ligjore të së kaluarës”, tha mes të tjerash Vengu.
Projektligji u prezantua në Kuvend nga ministri i Mbrojtjes, Pirro Vengu, duke theksuar se bëhet fjalë për një nismë të re ligjore që synon forcimi e kuadrit rregullator të industrisë së mbrojtjes dhe rritjen e kontrollit shtetëror mbi mallrat me përdorim të dyfishtë civil dhe ushtarak./ZËRI



