Projektligji për Gardën e Republikës! Balliu: Kostum që po i përgatitet një njeriu. Balla: Shpifje e ulët


Projektligji për Gardën e Republikës! Balliu: Kostum që po i

pamje nga kuvendi

TIRANË-Seanca plenare ka nisur me debat lidhur me disa ndryshime ligjore të propozuara nga grupi parlamentar i PS lidhur me Gardën e Republikës së Shqipërisë. Deputeti Klevis Balliu e cilësoi nismën si të motivuar nga interesa individuale, pasi kreu i grupit të PS, Taulant Balla kërkoi shtyrjen në seancën e radhës të projektligjit për Gardën e Republikës. Balliu tha se kjo çështje nuk duhet të vijë fare në Kuvend. 

Klevis Balliu: Projektligji për Gradën është më shumë një kostum që kryeministri kërkon të bëjë shef të Gardës, se sa është për vetë Gardën. Nuk as një njeri që nuk e di as në Gardë dhe as në Parlament që nuk e di që kjo po bëhet vetëm për një person. Jemi dakord që ky projektligj të mos jetë fare këtu. Parlamenti të bëjë ligje për interesin qytetar, jo vetëm të një personi.

Taulant Balla: Garda e Republikës është një institucion elitë, në grupin e institucioneve në vend. Punonjësit e Gardës meritojmë respekt. E vërteta është që gjithmonë duhet t’u japim mbështetje. Çdo lloj shpifje ndaj Gardës së Republikës është e ulët. I qëndroj propozimit tim, ka qenë një propozim edhe nga koleget e opozitës. Kjo çështje të kalojë për votim.

Poll



Source link

Scroll to Top