Pritet “tym i bardhë” nga Torino, Juventusi do të takohet sot me trajnerin kampion

Pritet “tym i bardhë” nga Torino, Juventusi do të takohet sot me trajnerin kampion

Oct 28, 2025 | 10:52






























Takimi i sotëm midis Juventusit dhe Lucciano Spaletit pothuajse me siguri do të çojë në një tym të bardhë.

spaleti

Oferta e Komolit është një kontratë deri në qershor me një rinovim automatik nëse bardhezinjtë sigurojnë një vend në Ligën e Kampioneve. “Zonja e Vjetër” do një marrëveshje njëvjeçare, por trajneri do të kërkojë një marrëveshje dyvjeçare dhe, në fund të fundit, kërkesa e tij do të miratohet.

Spaleti ka një pikëpamje pozitive për skuadrën e Juventusit dhe është i bindur se mund të ringjallë ambiciet e ekipit, i cili aktualisht synon një vend në Champions dhe të paktën një vend në playoff në garën evropiane të këtij viti. Pyetja mbetet se sa ndikim mund të ketë një trajner kaq i aftë në stilin e lojës së një ekipi mbi të cilin sapo ka filluar të ndërtojë. Në fakt, ai la gjurmë edhe te Roma, kur zëvendësoi Rudi Garsian, duke mbërritur në janar.

Qëllimi i klubit është që ta ketë atë në stol që të shtunën kundër Kremonezes. Marrëveshja do të ratifikohet sot dhe, përveç ndonjë surprize të madhe do të shpallet më vonë gjatë ditës. Në rast të një ndërprerjeje të negociatave, alternativa më logjike është Paladino, por kjo është aktualisht një mundësi veçanërisht e largët.

PANORAMASPORT.AL

© Panorama.al



Te lidhura














 












Source link

Scroll to Top