Presidentja Osmani reagon pas kërkesës së Prokurorisë së Hagës: Çdo përpjekje për barazimin e luftës çlirimtare të UÇK-së me krimet e Serbisë, minon besimin në drejtësi


Presidentja Osmani reagon pas kërkesës së Prokurorisë së Hagës: Çdo përpjekje për barazimin e luftës çlirimtare të UÇK-së me krimet e Serbisë, minon besimin në drejtësi

Feb 9, 2026 | 16:27































Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka reaguar pas kërkesës së Prokurorisë së Hagës për dënime me nga 45 vjet burg për katër ish-krerët e UÇK-së.

vjosa osmani

Ajo theksoi se pavarësia e Kosovës është rezultat i vullnetit të popullit dhe i një lufte të drejtë e të pastër të UÇK-së, ndërsa krimet e luftës dhe gjenocidi u kryen nga Serbia.

Sipas Osmanit, çdo përpjekje për barazimin e UÇK-së me agresorin serb minon drejtësinë dhe dëmton paqen afatgjatë.

Postimi i Osmanit: 

Pavarësia e Kosovës ishte vullnet i popullit të Kosovës. Ishte sakrificë shekullore për të cilën dhanë jetën mijëra dëshmorë e civilë të pafajshëm e për të cilën luftuan, me heroizëm dhe me luftë të pastër, Ushtria Çlirimtare e Kosovës.
Gjenocidi, krimet kundër njerëzimit dhe krimet e luftës janë krime që Serbia i kreu kundër popullit të Kosovës ndër shekuj.
Gjatë luftës së fundit në Kosovë, Serbia kishte për qëllim shfarosjen e popullit shqiptar, qëllim të cilin e shpërfaqi nëpërmjet vrasjes dhe masakrimit të mijërave fëmijëve, grave, burrave e të moshuarve, dhunimeve të mijëra grave e burrave, shkatërrimit të qindra mijëra shtëpive, dëbimit të mbi 80% të qytetarëve të Kosovës nga shtëpitë e tyre, spastrimit etnik, zhdukjes me dhunë të mijëra personave dhe krimeve të tjera të llahtarshme.
Çdo përpjekje që tenton të barazojë luftën çlirimtare të UÇK-së me krimet e agresorit gjenocidal serb e minon besimin në drejtësi dhe e dëmton rëndë paqen afatgjatë.
Kosova dhe qytetarët e saj kërkojnë drejtësi. Lufta e UÇK-së ishte e drejtë dhe e pastër. Kjo e vërtetë nuk ndryshohet me tentime për ta rishkruar historinë dhe për ta njollosur dhe zhvleftësuar betejën e popullit të Kosovës për liri.

© Panorama.al



Te lidhura

















Source link

Scroll to Top