Presidenti i Interit, Xhuzepe Marota, ka komentuar me entuziazëm mbylljen me fitim të bilancit dhe firmosjen për blerjen e “San Siro-s”. “Për herë të parë Interi mbyll një bilanc me fitim. Është një arritje historike, fryt i punës dhe vizionit”, – tha ai.

Marota theksoi se sukseset në Champions Ligë dhe Botërorin e Klubeve kanë qenë vendimtare për stabilitetin ekonomik. Sa i përket stadiumit, ai e quajti “një akt me vlerë simbolike për qytetin”, duke shtuar se modernizimi është i domosdoshëm për futbollin e sotëm.
Duke iu referuar hetimit të hapur menjëherë pas firmës, Marota u shpreh me ironi: “Në orën 12 u firmos marrëveshja, në 13 Prokuroria hapi dosjen. Kjo është Italia.” Presidenti kërkoi bashkëpunim mes institucioneve për të ndërtuar stadiumin e ri brenda pesë viteve, me synimin që Euro 2032 ta gjejë Milanon me një impiant modern.
PANORAMASPORT.AL








