Presidenti i Federatës Italiane të Futbollit, Gravina reagon për incidentin mes Alegrit dhe Orialit: Turp!

Presidenti i Federatës Italiane të Futbollit, Gravina reagon për incidentin mes Alegrit dhe Orialit: Turp!

Dec 21, 2025 | 10:32






























Presidenti i FIGC, Gabriele Gravina, nuk ka kursyer fjalët për incidentin mes Alegrit dhe Orialit.gravina“Sulmi verbal mes Alegrit dhe Orialit? Po flasim për një turp. Këtu ka vetëm një humbës, dhe ai është futbolli”, tha ai.

Gravina komentoi edhe për rrezikun e një pezullimi për trajnerin e Milanit.

“Ndëshkimet zbatohen kur ka shkelje të rregullores sportive. Por këtu mendoj se bëhet fjalë për një problem kulturor, duhet të rikuperojmë ndjesinë e edukatës. Fatkeqësisht, ofendimi po bëhet pothuajse normal, lëvizjet në stol janë të pakontrollueshme dhe besohet se sa më shumë të bërtitet, aq më shumë mund të ndikohen vendimet në fushë”, vazhdoi më tej.

PANORAMASPORT.AL

© Panorama.al



Te lidhura














 












Source link

Scroll to Top