Një paraqitje spektakolare për Gjermaninë U21 gjatë pushimeve ndërkombëtare ka shërbyer vetëm për të rritur më tej entuziazmin rreth fenomenit 17-vjeçar të Bajernit, Lenart Karl.
Presidenti Uli Hënes, e përgëzoi Karl për vazhdimin e suksesit të tij spektakolar, por shprehu skepticizëm ndaj krahasimeve që po bëhen me Lionel Mesin.
“Kur Lenart ka luajtur, ka luajtur në mënyrë sensacionale,” citoi Hënes.
“Askush nuk do të ngadalësojë lojtarët e rinj. Ata duhet të shënojnë sa më shumë gola që të jetë e mundur. Nuk duhet të harrojmë që ai ka luajtur vetëm tre apo katër ndeshje në Bundesligë,” vazhdoi Hënes.








