Presidenti Begaj dekreton Ermal Dredhën si Ambasador të Shqipërisë në Zvicër


Presidenti Begaj dekreton Ermal Dredhën si Ambasador të

ermal dredha

TIRANË- Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, ka dekretuar sot emërimin e Ermal Dredhës në detyrën e Ambasadorit të Jashtëzakonshëm dhe Fuqiplotë të Republikës së Shqipërisë në Konfederatën e Zvicrës, me seli në Bernë, si dhe Ambasador jo rezident në Principatën e Lihtenshteinit. Me këtë detyrë të re, Dredha i rikthehet dhe njëherë diplomacisë. Që prej vitit 2016 deri në vitin 2023, ka shërbyer si ambasador i Shqipërisë në Emiratet e Bashkuara Arabe, ndërsa që prej vitit 2023 ka mbajtur postin e kryetarit të Bashkisë së Vlorës.

“Presidenti Begaj dekretoi sot emërimin e zotit Ermal Dredha në detyrën e Ambasadorit të Jashtëzakonshëm dhe Fuqiplotë të Republikës së Shqipërisë në Konfederatën e Zvicrës, rezident, dhe Ambasadorit të Jashtëzakonshëm dhe Fuqiplotë të Republikës së Shqipërisë në Principatën e Lihtenshteinit, jo rezident”, shkruhet në njoftimin e Presidencës.

Dredha dha dorëheqjen nga posti i kryebashkiakut të Vlorës më 10 shtator. Gjatë kohës  në detyrë ai nuk i shpëtoi kritikave të kryeministrit Edi Rama, ku gjatë një takimi të zhvilluar në korrik me kryetarët e bashkive në qytetin e Durrësit, ai ngriti shqetësime për ndërtimet pa leje në zonat bregdetare dhe për financimin e një televizioni lokal me fonde publike, duke shtuar se kjo nuk justifikohet nga asnjë arsye e vlefshme administrative./ZËRI

Poll



Source link

Scroll to Top