TIRANË- Anila Aliaj ka njoftuar se është përjashtuar nga funksioni i anëtares së kryesisë të Partisë Demokratike. Lajmi është bërë me dije nga vetë Aliaj, e cila përmes një reagimi në rrjetet sociale, bën me dije se përjashtimi ka ardhur si shkak i debateve ditën djeshme në mbledhjen e degës Paskuqan-Kamëz.
Në sallën e mbledhjes, mes 70 burrave, Aliaj e vetmja femër si anëtare kryesia, thekson se pavrësisht masës disiplinore respektin dhe mbështetjen. Ajo shton se nga kjo situatë, ajo doli e fituar dhe me dinjitet.
“Dhe masa erdhi, përjashtimi nga grupi për njoftim të anëtarëve të kryesisë.
Si gjithmonë, unë dola fituese, mora respekt dhe përkrahje nga mijëra qytetarë.
Fituese pa figurë, pa pushtet, por vetëm me dinjitet, forcë e zë.
Unë fitova respektin dhe mbështetjen; ju fituat mospërfilljen dhe faqen e zezë.
Ta thashë në sallë, me 70 burra; e vetmja femër si anëtare kryesie.
Vërtet jam femër, por kam burrni shumë më shumë se ju. I paburri nuk është ndryshe, vetëm si ju”, shkruan ajo.
Pasditen e së mërkurës, 26 nëntor, u zhvillua një mbledhje e strukturave të Partisë Demokratke, të degës të PD-së, Kamëz-Paskuqan. Mbledhje ku merrte pjesë Sekretari i Përgjithshëm Flamur Noka është shoqëruar debate të ashpra, ku mësohet e anëtarë të kryesisë së degës kanë kërkuar llogari se përse baza e partisë nuk pyetet më për asnjë gjë
“Nuk jam e punësuar të partia jote. Të jetë prej teje nuk rri asnjë skekond në këtë parti”, i drejtohet Aliaj Nokës. ./ZËRI



