Predhë nga 30 metra, Rabio tregohet modest pas golit të parë me fanellën e Milanit: I bukur, por jo më i rëndësishmi (VIDEO)

Predhë nga 30 metra, Rabio tregohet modest pas golit të parë me fanellën e Milanit: I bukur, por jo më i rëndësishmi (VIDEO)

Dec 9, 2025 | 10:42






























Adrien Rabio gjeti mbrëmë golin e parë të sezonit me fanellën e Milanit, dhe jo një gol dosido, por një predhë të vërtetë. Francezi e dërgoi pranë këndit të sipërm nga 30 metra me të majtën vrastare. Pas fitores në Torino, mesfushori i kuqezinjve u ndal pikërisht te ndeshja.

RABIO

“Ishim të dobët në fillim, duhet të punojmë për këtë sepse nuk mund t’i përmbysim gjithmonë gjërat në këtë mënyrë. Në pjesën e parë, i thamë vetes të ishim më agresivë dhe menjëherë pamë një ndryshim në ritëm. Futja në fushë e Pulisiç na bëri mirë. Sa i përket pjesës tjetër, ishte mirë, sepse duhet të shohim edhe anët pozitive. Goli? Nuk ishte më i rëndësishmi, por i dha diçka ekipit. Kemi ndryshuar. Një gol i bukur, i cili na sjell tre pikët. Herë pas here ke nevojë për një lojë që e ndryshon lojën”, tha ai me modesti.

VIDEO E GOLIT

PANORAMASPORT.AL

© Panorama.al



Te lidhura














 












Source link

Scroll to Top