PPE dorëzon në Parlamentin Evropian raportin për Shqipërinë: Zgjedhjet dhe korrupsioni rrezikojnë rrugën drejt BE-së


PPE dorëzon në Parlamentin Evropian raportin për

FOTO ILUSTRUESE

STRASBURG- Partia Popullore Europiane (PPE) ka dorëzuar në Parlamentin Europian 26 amendamente në raportin e 2025 për Shqipërinë, duke theksuar me forcë mangësitë sistemike në zgjedhje, drejtësi dhe qeverisje.

Raporti i propozuar nën drejtimin e Reporterit për Shqipërinë, Andreas Schieder, nxjerr në pah dështimet serioze të qeverisë shqiptare në fusha kyçe si zgjedhjet, drejtësia, administrata dhe qeverisja. Raporti thekson se pa reforma të thella dhe të pakthyeshme, Shqipëria rrezikon të humbasë besueshmërinë ndaj Bashkimit Evropian.

Eurodeputeti Andrey Kovatchev dhe grupi i PPE ka dorëzuar një paketë amendamentesh ku denoncohen mangësi serioze sistemike në zgjedhjet parlamentare të vitit 2025 në Shqipëri. Raporti nxjerr në pah përdorimin e gjerë të burimeve publike nga partia në pushtet, mungesën e kushteve të barabarta për opozitën dhe pretendime për blerje votash. Sipas dokumentit, mungesa e ndarjes së qartë midis institucioneve shtetërore dhe strukturave partiake minon konkurrencën dhe besimin e qytetarëve.

“Komisioni vlerëson kornizën ligjore zgjedhore të Shqipërisë si përgjithësisht të përshtatshme për të zhvilluar zgjedhje konkurruese, duke identifikuar mangësitë sistemike dhe të përsëritura dhe shqetësimet në lidhje me fushën e pabarabartë mes partive, keqpërdorimin e burimeve administrative, akuzat për blerjen e votave dhe presionin mbi votuesit; shpreh shqetësimin në lidhje me raportet për presion mbi punonjësit e administratës publike dhe votuesit e tjerë, si dhe rastet e intimidimit; thekson se mungesa e një ndarjeje të qartë midis institucioneve shtetërore dhe strukturave partiake dëmton konkurrencën e barabartë; u bën thirrje shumicës dhe opozitës që të ndjekin në mënyrë konstruktive dhe gjithëpërfshirëse një reformë gjithëpërfshirëse zgjedhore, në bashkëpunim të ngushtë me shoqërinë civile dhe partner ndërkombëtar përkatës, dhe të zbatojnë plotësisht rekomandimet e paadresuara të OSBE/ODIHR dhe Komisionit të Venecias shumë kohë përpara cikleve të ardhshme zgjedhore; thekson se një reformë e tillë duhet të adresojë mungesën e ekuilibrave strukturorë në kuadrin ligjor zgjedhor, duke përfshirë transparencën e financimit të fushatave, aksesin e barabartë në media, mbrojtjet kundër keqpërdorimit të burimeve administrative dhe zbatimin efektiv; nënvizon se konsensusi i gjerë politik dhe zbatimi i vërtetë janë thelbësorë për të siguruar besimin e publikut në zgjedhjet e ardhshme.“-thuhet në raport.

Raporti kërkon një reformë zgjedhore gjithëpërfshirëse, në bashkëpunim me shoqërinë civile dhe partnerët ndërkombëtarë, që siguron akses të barabartë në media, mbrojtje ndaj keqpërdorimit të burimeve administrative dhe zbatim efektiv të ligjit.

Raporti përshkruan sfidat e vazhdueshme të gjyqësorit, duke përfshirë mbingarkesën me çështje të pazgjidhura dhe përpjekjet për ndikim të padrejtë. Eurodeputetët nënvizojnë rëndësinë e zbatimit të vendimeve të Gjykatës Kushtetuese dhe të pavarësisë së gjyqësorit. Korrupsioni i nivelit të lartë mbetet shqetësim kryesor, ndërsa SPAK duhet të fuqizohet për të ndërtuar një histori të qartë hetimesh dhe dënimesh.

“Nënvizon rëndësinë e zbatimit në kohë dhe të plotë të vendimeve të Gjykatës Kushtetuese, si një element thelbësor i sundimit të ligjit dhe ekuilibrit institucional; thekson se respektimi i vendimeve gjyqësore përfundimtare përbën një detyrim themelor brenda një sistemi demokratik funksional; përsërit se përafrimi i vazhdueshëm i legjislacionit me acquis të BE-
së, si dhe përmbushja e detyrimeve sipas Marrëveshjes së Stabilizim-Asociimit, mbetet një përparësi kyçe,”- nënvizon raporti.

Në qendër të vëmendjes është edhe AKSHI, për mungesën e transparencës dhe kontrollit në prokurimet publike dhe infrastrukturën digjitale. Parlamentarët bëjnë thirrje për auditime të pavarura dhe mekanizma gjithëpërfshirës të kontrollit të investimeve dhe prokurimeve.

Raporti evidenton përkeqësimin e lirisë së medias, centralizimin e pronësisë dhe presionin ekonomik mbi gazetarët. Në përfundim, përmes amendamenteve të paraqitura nga grupi PPE, eurodeputetët bëjnë thirrje për veprim të menjëhershëm nga autoritetet shqiptare: reformë zgjedhore gjithëpërfshirëse, depolitizim të administratës, luftë të vendosur kundër korrupsionit dhe transparencë të plotë në prokurimet publike

Dokumenta bashkëngjitur

Poll



Source link

Scroll to Top