Porto Romano- Ahmetaj zbulon prapaskenat: Kompania LIDL ka marrë për 35 vite koncensionin e terminalit doganor


Porto Romano- Ahmetaj zbulon prapaskenat: Kompania LIDL ka marrë për

arben ahmetaj

TIRANË- Ish-zv/kryeministri Arben Ahmetaj ka akuzuar qeverinë se po dorëzon pasuri publike në duart e privatëve përmes projektit të Porto Romanos, që sipas tij i është dhënë një kompanie gjermane për 35 vite.

Në një intervistë për “Çim Peka Live”, ai deklaroi se kompania “Lidl” ka marrë një koncesion për një terminal doganor me ekskluzivitet 35-vjeçar, me të drejtë rinovimi për 35 të tjerë edhe pse porti i ri ende nuk është ndërtuar.

Sipas Ahmetajt, përfaqësues të kompanisë kanë nisur punimet në terren dhe qeveria ka kryer shpronësime nën argumentin e “interesit publik”, ndërsa në realitet projekti i vë në dispozicion një aset strategjik të shtetit një subjekti privat për dekada.

“Problemi tjetër. Janë bërë shpronësime për interes të privatit të shitura si interes publik. Sot është dhënë një koncesion, akoma s’është firmosur kontrata, por përfaqësuesit e Lidl janë duke punuar atje, një koncesion për terminal doganor, magazinë doganore, ekskluzivitet 35 vite me rinovim automatik, pra privatizim asetesh shtetërore në mënyrë indirekte, me ekskluzivitet që 5 km rreth nuk do ketë asnjë tjetër, dhe janë shpronësuar privatë në raport me konceptin e interesit publik dhe atyre privatëve që janë, janë shpronësuar që Lidl të bëjë këtë që po bën, që është që është me Kod Doganor nuk mund t’i jepet tani, se nuk ka port. Nuk ka port dhe nuk jepet si investitor strategjik magazina doganore. O i marrë! O plaçkitës! Nuk jepet magazina doganore si investim strategjik.

Çfarë do? Porti është afera jote? Po e kap njëherë e mirë portin ti, që deri kur të vdesësh ti ta kesh portin tënd? 35 vjet plus 35 vjet. Që ta trashëgosh ti në mënyrë të padrejtë pasurinë e shqiptarëve. Të gjithë atyre që janë shpronësuar për, në favor të Lidlit, ka shumë thashetheme, kush është mbrapa. Po le t’i investigojnë gazetarët. Po edhe SPAK-u mor le ta investigojë. Nuk jam Ansa dhe as 007-a. Unë ja ku e ke dosjen, do ta jap me vete. Të gjitha dosjet do t’i jap me vete. Dhe është skandal. Pra projekti Lidl, magazinë doganore, duke përdorur në mënyrë kriminale ligjin e investimeve strategjike, është një mënyrë po kriminale për të privatizuar dhe dhënë ku të do qejfi ty, dhe ku të do qejfi ty, pronën shtetërore.

I kërkoj çdo lloj institucioni që ka fuqi, nëse ka ngelur ndonjë, ta ndalojë. Ta ndalojë. Ta ndalojë. Se i është bërë dëm qytetarëve që janë shpronësuar, dhe po i bëhet dëm vendit, magazinë doganore pa u bërë porti që tani. Kush është mbrapa? Është interesante, do habiteni,” tha Ahmetaj./ZËRI 

Poll



Source link

Scroll to Top