Portieri i Interit përfshihet në aksident, përplas për vdekje një të moshuar që po ecte me karrocë me rrota

Portieri i Interit përfshihet në aksident, përplas për vdekje një të moshuar që po ecte me karrocë me rrota

Oct 28, 2025 | 11:45






























Portieri i dytë i Interit, Josep Martinez, është përfshirë në një aksident rrugor në provincën e Como-s, ku një 81-vjeçar ka humbur jetën. Ngjarja ndodhi rreth orës 09:30 në Fenegrò, në rrugën Via Bergamo.

portieri i interit

Sipas raportimeve të mediave italiane, portieri 27-vjeçar spanjoll po udhëtonte me makinë kur për arsye ende të paqarta, përplasi të moshuarin, i cili ndodhej mbi një karrocë elektrike.

Burri humbi jetën menjëherë, ndërsa përpjekjet e ekipit të urgjencës për ta shpëtuar nuk dhanë rezultat.

Në vendngjarje janë angazhuar karabinierët për kryerjen e hetimeve.

Martinez ndaloi menjëherë pas ngjarjes, i padëmtuar. Ai iu nënshtrua kontrollit mjekësor pasi ishte në gjendje shoku.

Pas tragjedisë, Interi ka vendosur të anulojë konferencën për shtyp ë planifikuar për sot. Martinez nuk do të jetë në stol nesër në mbrëmje për ndeshjen kundër Fiorentinës.

© Panorama.al



Te lidhura














 












Source link

Scroll to Top