Po rezulton goditje mjeshtërore e Bajernit, Luis Diaz sqaron shpërthimin: Besimi bëri diferencën

Po rezulton goditje mjeshtërore e Bajernit, Luis Diaz sqaron shpërthimin: Besimi bëri diferencën

Dec 21, 2025 | 12:54






























Nënshkrimi i Luis Diaz ka rezultuar deri tani një goditje mjeshtërore për Bajernin. Sipas vetë ndërkombëtarit kolumbian, nisja e tij e fortë në Mynih nuk është aspak rastësi.diaz

“Mendoj se kjo vjen sepse ata treguan një besim të jashtëzakonshëm tek unë,” tha Diaz në një intervistë për kapitullin e tij të ri te Bajerni i Mynihut. Bajerni i Mynihut e transferoi 28- vjeçarin nga Liverpuli gjatë verës. Shuma e transferimit vlerësohet rreth 70 milionë euro.

“Që nga dita e parë, shokët e skuadrës dhe klubi më pritën shumë shpejt. Edhe pse mësimi i gjuhës është pak i vështirë, u ndjeva menjëherë pjesë e familjes,” u shpreh Díaz me entuziazëm.

Ai shtoi se kishte gjetur “një ekip shumë të bashkuar te Bajerni, ku ndihem rehat – diçka me të cilën kam qenë gjithmonë i mësuar dhe që gjithmonë e kam dashur. Prandaj gjithçka ishte shumë e lehtë për mua,” shpjegoi anësori i majtë. Kolumbiani ka kontribuar tashmë me dymbëdhjetë gola dhe shtatë asistime në 21 ndeshjet e para zyrtare me fanellën e bavarezëve. “Kam pasur edhe disa vite të mira te Liverpuli, veçanërisht sezonin e kaluar, kështu që koha ime në Premier Ligë më ndihmoi shumë. Doja një sfidë dhe të luaja në Bundesligë për të fituar përvoja të reja. E dija që do të bëja mirë. Sigurisht, nuk e prisja të luaja kaq mirë kaq shpejt, por për këtë punoj,” tha Díaz.

Përforcimi i verës synon të fitoj çdo trofe me Bajernin. “Gjërat po shkojnë mirë për ne për momentin. Por në fund të fundit, sipas mendimit tim, duhet ta tregojmë dhe ta konfirmojmë këtë në fazat përfundimtare,” përfundoi Díaz, duke bërë një bilanc të deritanishëm. Më shumë mbi këtë temë: Bajerni i Mynihut kryeson bindshëm tabelën e Bundesligës me një diferencë prej 9 pikësh nga vendi i dytë. Ata janë gjithashtu në rrugën e duhur si në Kupën e Gjermanisë, ashtu edhe në Ligën e Kampionëve.

KLAJDI BAJO-PANORAMASPORT.AL

© Panorama.al



Te lidhura














 












Source link

Scroll to Top