Prodhuesi i shijeve të ëmbla Liri ka nisur një lojë shpërblyese në rrjetet sociale me rastin e festës së Bajramit, si një falënderim për klientët dhe ndjekësit besnikë, duke u dhënë mundësinë të fitojnë një iPhone 17 Pro Max dhe produkte nga linja e kompanisë.

Për t’u bërë pjesë e lojës, pjesëmarrësit duhet të ndjekin disa hapa të thjeshtë:


  • të ndjekin faqen @liriprizren, të bëjnë “like” në postimin e lojës,
  • të bëjnë tag dy miq në koment.
  • ndarja e postimit në Story rrit mundësitë për fitore.

Fituesi do të përzgjidhet përmes shortit me sistemin “random picker”, duke garantuar përzgjedhje të rastësishme mes pjesëmarrësve.

Me këtë lojë shpërblyese, Liri shënon festën e Bajramit duke ftuar ndjekësit në rrjetet sociale të marrin pjesë dhe të kenë mundësi të fitojnë dhurata dhe produkte të shijshme.

Të interesuarit mund të marrin pjesë duke vizituar profilin @liriprizren në Instagram ose Facebook dhe duke ndjekur hapat e lojës.