TIRANË- Partia Demokratike ka kërkuar përjashtimin e kreut të grupit parlamentar të Partisë Socialiste Taulant Balla me 30 ditë nga punimet e Kuvendit. Kërkesa e demokratëve vjen pas përplasjeve të forta në seancën e djeshme plenare në Kuvend, ku Balla ironizoi qëndrimin e opozitës lidhur me procesin e zgjedhjes së Avokatit të Popullit.
“Flisni për lepuj, por për folët për lepuj duhet të flisni edhe për zagarët, sepse lepurin e pritë e sjell zagari”, është kjo frazë e Ballës që është bërë shkak për kërkesën e PD-së, të firmosur nga deputetët Belind Këlliçi, Tomorr Alizoti, Ivi Kaso, Enno Bozndo, Elda Hoti, Tomor Alizoti, Bardh Spahia, Jorida Tabaku, Igli Cara, Vangjel Dule, Brunilda Haxhiu, Bujar Leskaj, Luan Baçi, Ina Zhupa, Denisa Vata, Klevis Balliu, Erisa Xhixho, Tedi Blushi dhe të tjerë.
Sipas kërkesës, demokratët pretendojnë se Balla ka përdorur gjuhë joparlamentare dhe fyese ndaj opozitës, dhe se kjo sjellje e pahijshme është kthyer në një rutinë të seancave plenare.
Seanca e djeshme pleanare është shoqëruar me tensione dhe debate të forta mes palëve, ndërsa kreu i grupit socialist, Taulant Balla ka replikuar me kryedemokratin Sali Berisha, pasi ky i fundit e cilësoi Endrit Shabanin si ‘lepur i Surrelit’ duke nënkuptuar se ai është shërbëtor i Edi Ramës. Replikat mes tyre kanë vijuar me deklarata dhe ironi nga të dyja palët, ku fokusi më pas u spostua në zgjedhjet e 11 majit./ZËRI



