“Po diskutojmë me Shoqatat e Transportit për çmimin e biletave”, Karakaçi: Së shpejti nënstacioni energjitik në Tiranë


"Po diskutojmë me Shoqatat e Transportit për çmimin e

enea karakaci

TIRANË- Ministri i Infrastrukturës dhe Energjisë, Enea Karakaçi, njoftoi se po shqyrtohen masat për çmimin e biletave të autobusëve. Karakaçi u shpreh pas mbledhjes së qeverisë se po zhvillojnë takime me shoqatat e transportit lidhur me kërkesat për rritjen e çmimeve të biletave, pas rritjes së kostos së naftës. 

Karakaçi bëri me dije se së bashku me ministren Delina Ibrahimaj dhe kryetaren e komanduar të Bashkisë Tiranë, Anuela Ristani, kanë zhvilluar një takim me Shoqatat e Transportit, duke marrë parasysh propozimet e transportuesve për ndryshime të mundshme.

“Jo më larg se para rreth dy orësh, bashkë me ministren e Ekonomisë dhe bashkinë e Tiranës ishim në takim me shoqatat e transportit. Situata e krizës dhe çmimeve është duke u ndjekur me kujdes. Qeveria ka njoftuar disa plane masash, si ngritja e Bordit të Transparencës dhe akcizën. E dimë që gjatë 2022 janë marrë disa akte subvencioni sa i përket shoqatave, ky element po diskutohet përsëri. Por jemi duke e marrë në konsideratë bashkë me propozime të tjera të bëra nga shoqatat e transportit”, tha ai.

I pyetur nga mediat, ministri i Infrastrukturës dhe Energjisë, Enea Karakaçi, dha më shumë detaje për marrëveshjen me OSHEE-në dhe BERZH-in për ndërtimin e një nënstacioni energjitik në Tiranë. Ky projekt do të përmirësojë furnizimin me energji në kryeqytet, një iniciativë që po realizohet në bashkëpunim me OSHEE dhe BERZH.

“Nënstacioni i qendrës hyn te asetet më të rëndësishme për sigurinë e furnizimit me energji të Tiranës. Jemi në faza të avancuara, projekti është për të ndërtuar një nënstacion të ri në qendër, nëntokë dhe me tre transformatorë. OSHEE është në fazën e shpalljes së fituesit, që ndiqet edhe nga BERZH në këtë proces, do të fillohet me ndërtimin brenda pak muajsh”, u shpreh ai.

Poll



Source link

Scroll to Top