Liga e Kampioneve mbylli dje raundin e katërt të saj në ligën e krijuar. Sot është radha e Ligës së Europës dhe Konferencës, me sfidat e programuara për në orën 18:45 dhe 21:00.
Në kuadër të Ligës së Europës do të jenë 36 skuadra që zbresin në fushë. Sfidat e raundit të katërt sjellin ekipe nga kampionatet më me peshë në Europë.
Rejnxhërs-Roma, Shtutgart-Fejenord, Betis-Lyon dhe Nis me Freiburg janë disa prej përballjeve më interesante. Nedim Bajrami nuk do të jetë i gatshëm për Rejnxhërs, pasi nuk është i federuar në Europë.
Vëmendjen kryesore e ka Arbër Hoxha, pasi Dinamo Zagreb përballet me Selta Vigon. Skuadra e sulmuesit të Kombëtares ka 7 pikë në tre raunde dhe është drejt rrugës së duhur për kualifikimin.
AXHENDA E LIGËS SË EUROPËS PËR RAUNDIN E KATËRT


PANORAMASPORT.AL









