“Play off”-i Botëror 2026, Italia ka një avantazh

“Play off”-i Botëror 2026, Italia ka një avantazh

Nov 15, 2025 | 21:45






























Italia po përgatitet për play-off-et e Botërorit 2026, me një pozicion strategjik në “Vazon 1” të shortit. Kjo renditje i jep mundësinë të luajë gjysmëfinalen në shtëpi, ndaj një kundërshtari nga “Vazoja 4”, që përbëhet nga skuadra të Ligës së Kombeve.

italia

Nëse fiton gjysmëfinalen, Italia do të përballet në finale me një skuadër nga Vazot 2 ose 3, sipas shortit që do të mbahet më 20 nëntor në Zyrih. Ndeshjet e playoff-ve do të jenë me eliminim direkt, pa ndeshje kthimi, çka e bën çdo takim vendimtar. Fituesi i finales do të sigurojë vendin në Botërorin 2026, që do të mbahet në Kanada, SHBA dhe Meksikë.

Ky skenar i jep “Axurrëve” një avantazh strategjik, por çdo kundërshtar është potencialisht i rrezikshëm. Trajneri Gatuzo duhet të përgatitet për çdo rival dhe të sigurojë maksimumin nga skuadra në këtë fazë kritike.

PANORAMASPORT.AL

© Panorama.al



Te lidhura














 












Source link

Scroll to Top