Interi fitoi me rezultatin 1-2 në transfertën e Veronës. Polemikat për fitoren e zikaltërve kanë filluar në përfundim të ndeshjes, për një faull në minutën e 66-të që mund të ndryshonte fatin e ndeshjes.

Futbollisti i Interit, Bisek, u detyrua të ndërhynte ndaj Xhovanit. Gjyqtari Doveri u mjaftua me karton të verdhë, edhe pse Bisek ishte lojtari i fundit.
“Përceptimi nga fusha ishte ndryshe, më pas ka shumë rregulla të detajuara dhe janë të vështira, por Xhovani 100% po shkonte te porta”, u shpreh trajneri i Veronës, Paolo Zaneti, pas ndeshjes.
Interi e gjeti fitoren me autogol në minutën e 93-të. Fitorja e dytë në këtë javë, i jep besim ekipit të Kristian Kivu.
PANORAMASPORT.AL








