pamje nga sherri ne kuvendi
TIRANË- Seanca plenare në Parlament u tensionua sërish këtë të enjte, teksa përplasjet kanë vijuar edhe gjatë pasdites, duke çuar në ndërprerjen për disa minuta.
“0900, për ty Albana kam këtë numër”, mjaftoi kjo fjali e kreut të grupit parlamentar të PS-së, Taulant Balla, dhe salla u kthye në ‘arenë përpleshjesh’.
Gjatë përplasjes, deputeti Klevis Balliu iu afrua Ballës dhe tentoi t’i heqë mikrofonin, duke rritur tensionin mes palëve. Deklarata nxiti reagime të ashpra nga opozita, ku u përdorën fjalë ofenduese dhe akuza personale mes deputetëve./ZËRI
Poll



