“Pezullimi i Ballukut…Unike në Europë”/ Bardhi: Kryeministri shërben si zyrë avokatie për të pandehurën, mashtrues publik!


"Pezullimi i Ballukut...Unike në Europë"/ Bardhi:

edi rama-belinda balluku-gazment bardhi

TIRANË- Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, ka reaguar në lidhje me deklaratat e kryeministrit Edi Rama për pezullimin e Belinda Ballukut, i cili e cilëson antidemokratik dhe të pa parë ndonjëherë në Europë dhe akund në botë. Përmes një postimi në rrjetet sociale, Bardhi ka postuar një video ku rendit disa raste të pezullimit të ministrave në disa shtete europiane, ndërsa krahas saj shkruan se kryeministri po shërben si zyrë avokatie për të pandehurën. 
Reagimi i Bardhit:

“MASHTRUES PUBLIK! Unike në historinë e Europës është që Kryeministri shërben si zyrë avokatie për të pandehurën Belinda Balluku dhe që Shqipëria ka Zëvëndëskryeministër një person zyrtarisht të pandehur për abuzim me detyrën.”

"Pezullimi i Ballukut...Unike në Europë"/ Bardhi:

postimi i bardhit
 

Kryeministri Rama përsëri sërish sot në podcastin “Flasim” qëndrimin e tij kundër vendimit të GJKKO-së për pezullimin e Ballukut, duke cilësuar një precedent të rrezikshëm. Lidhur me çështjen, teksa theksoi se është Kushtetuesja ajo që do t’i japë drejtim, kreu i qeverisë citoi çfarë thotë Komisioni i Venecias dhe Gjykata Europiane e të Drejtave të Njeriut për këtë rast.

“Qëndrimi i Venecias është shumë i prerë gjykatat nuk mund të pezullojnë anëtarë të kabinetit të qeverisë, sepse duke bërë këtë cenojnë balancën e pushteteve. Për sa kohë një ministër është figurë politike, pjesë e ekzekutivit dhe përgjegjës para parlamentit dhe kryeministrit, nëse gjykata e pezullon praktikisht ajo ndërhyn në punën e qeverisë, ndërron përbërjen e ekzekutivit, merr kompetenca që i takojnë kryeministrit dhe Presidentit. “, tha Rama.

Kujtojmë se më herët, një ditë pasi GJKKO njoftoi masat e sigurisë ndaj zv.kryeministres Belinda Ballulkut, Rama u shpreh kundër vendimit ndërsa iu drejtuar Gjykatës Kushtetuese më një kërkesë zyrtare për shfuqizimin e vendimit. Në kërkesën drejtuar Kushtetueses, qeveria kërkon pezullimin e vendimit të GJKKO vetëm për pjesën e pezullimit nga detyra të Belinda Balluku, teksa argumenton se ky vendim sjell pasoja të rënda të interesit shtetëror e shoqëror.

Gjykata e Posaçme kundër Krimit dhe Korrupsionit vendosi për pezullim nga detyra të zëvendës kryeministres dhe ministres së Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku dhe ndalim daljeje jashtë vendit. Gjykata arsyetoi se vendimi erdhi pasi Balluku mund të prishë provat dhe të intimidojë dëshmitarët, në sajë të detyrës që mban. Balluku me vartësit e saj akuzohen se kanë paracaktuar fituesit në dy tenderë me vlerë 210 mln euro, atë të Tunelit të Llogarasë 190 mln euro dhe loti 4 i Unazës së Madhe 20 mln euro. GJKKO ka caktuar edhe arrest shtëpie për kreun e ARRSH-së, Gentian Gjyli dhe Erald Elezin, aktualisht drejtor i KESH./ZËRI

Poll



Source link

Scroll to Top