“Pezullimi i Ballukut, s’ka opinion nga ‘Venecia'”, Berisha: PD do të padisë Edi Ramën për mashtrimin publik


"Pezullimi i Ballukut, s'ka opinion nga 'Venecia'",

sali berisha

TIRANË- Kryedemokrati Sali Berisha ka njoftuar padi ndaj kryeministrit Edi Rama për mashtrim publik. Në konferencë për mediat, Berisha paralajmëroi se do ta padisë kryeministrin lidhur me pezullimin e Belinda Ballukut, pasi sipas kryedemokratit, ka shpërndarë dezinformacione duke pretenduar se Komisioni i Venecias e mbështet qëndrimin e tij.

Berisha tha se pretendimet e Ramës nuk kanë asnjë dokument apo shkresë zyrtare për ta mbështetur, ndërsa bëri me dije se do të dorëzohet që nesër.

“PD do të bëjë një padi për mashtrim publik ndaj Edi Ramës. Ai do paditet që nesër për mashtrim publik para qytetarëve për këto që thotë. Nuk ka asnjë dokument të Venecias, që pezullimi i ministrit është shkelje e palejueshme e kufirit ndarës mes pushteteve”, tha Berisha.

Një ditë më parë, kryeministri Rama komentoi çështjen “Balluku”, teksa tha se tashmë është në dorë të Gjykatës Kushtetuse që t’i japë drejtim. Në episodin e radhës të podkastit “Flasim”, Rama citoi Komisionin e Venecias dhe Gjykata Europiane e Strasburgut, sipas të cilave, gjykatat nuk mund të pezullojnë anëtarë të kabinetit të qeverisë. Kjo deklaratë e kryeministrit ka ngjallur reagim nga kampi opozitar, të cilët e kundërshtojnë diçka të tillë, për me tepër që sipas tyre nuk ekziton një dokument zyrtar për të mbështetur pretendimet./ZËRI

Poll



Source link

Scroll to Top