TIRANË- Deputeti i Partisë Mundësia, Agron Shehaj, ka debatuar ashpër me deptutetët e mazhorancës, teksa marrë vazhdimisht vërejtje për sjelljen e tij nënkryetarja Klodiana Spahiu.
Një debat me ngritje tonesh ndodhi mes Shehajt dhe deputetit socialist Ardit Bido. Ky i fundit e akuzoi Shehajn se po përdor foltoren e Kuvendit për të bërë “show” për reels-in e radhës në rrjetet sociale. Sipas tij, deputeti Shehaj po e përsërit për të disatën herë këtë gjë që e kthen Kuvendin nga një sallë debati në një sallë fyerjesh.
Nga foltorja, Shehaj ironizoi deputetit socialist, Ardit Bido, duke i kujtuar këtij të fundit se është një deputet i ri. Teksa replikoi me Bidon, Shehaj insistoi në kërkesat e tij se përse nuk përfshihet në rend dite çështja e ministres Balluku apo dhe Veliaj.
Pjesë nga diskutimi:
Ardit Bido: Hera e disatë që në këtë sallë përsëritet, merret fjala për një çështje, tirret dhe diskutohet për të tjera në tentativë për të kapur reels e radhës, shoën dhe përdorur foltore si të ishte një hapësirë e konferencave për shtyp. Unë besoj se ju takon ju në të gjitha kompetencat që jep rregullorja që ta ndaloni këtë fenomen. Është fyese për deputetët që presin të marrin fjalën për një çështje të caktuar edhe akoma më shumë të atyre që çështjen jashtë rendit të ditë spresin të mbyllen të gjitha pikat për të folur. Ky fenomen i shëmtuar që e kthen këtë sallë nga një sallë e debatit dhe ideve në një sallë fyerjesh vetëm që të dalë dhe të shfaqemi në rrjete sociale për të treguar sa të mirë jemi, si treguam disa fotografi nuk kanë vend në këtë sallë të nderuar. Dëgjuam parafolësin që e bëri sërish për herë të disatë këtë gjë, duke folur si “virgjëri politike” a thua se nuk vjen nga një forcë politike që mbaj mend kur isha gazetar, mbante në punë duke paguar jo me pezullimin që është proces i përcaktuar në ligj për nëpunësit civil një nëndrejtor të një institucioni dhe e paguante ndërkohë që rrinte në shtëpi e s’bëntëe asnjë punë, jo të pezulluar. Ky moral nuk mundet të bëhet zoti Shehaj duke u bazuar në një pengmarrje të sallës së kuvendit për shfaqje.
Agron Shehaj: Ju jeni deputet i ri, të gjithë këtu para se të bëheshim deputetë ishim qytetarë të thjeshtë, dhe kur shihnim korrupsion skandalizoheshim. Ti the se PD kur ka qenë ka bërë të njëjta gjëra edhe më keq. Po ore po, dhe kjo është arsyeja pse unë kam hyrë në politikë, jam krenar pse kam hyrë në PD, kam bërë rrugëtim për të ndryshuar PD sepse besoja se i përkisja asaj partie dhe bëra atë betejën time në PD dhe një ditë të bukur dola se vendosa të ndjek rrugë tjetër. Nuk mi vesh dot ti mua fajet e PD, nuk e kam thënë kurrr që është parti perfektë. Ajo që është e rëndë është se del nga goja jote, ti thua ti mbyllim gojën, mos të flasim për çështje që janë në rendin e ditës. Si do flasim ne, ka ndonjë rend dite ku të themi diskutojmë për Ballukun që të diskutojmë për ballukun, do përfitojmë nga hapësirat që na jepen, si të del nga goja të thuash mbyllja gojën opozitës të mos flasim për Ballukun. Si të del nga goja ty njëherë? Si mund ta thuash këtë ti?
Meqë je deputet i ri, shyqyr që ka deputetë të rinj, por silluni si të rinj. Ça thashë unë që nuk është e vërtetë. Pse shqetësoheni ju se Balluku është e pandehur? Pse shqetësoheni se Veliaj ka thuajse 1 vit në burg dhe qeveris nga burgu. E nisa fjalimin duke thënë se kemi dy standarte. Për ty është normale që një ministre vjedh 50 mln euro.
View this post on Instagram
/ZËRI



