Përplasja me gazetaren, Rama ndërpret konferencën


Përplasja me gazetaren, Rama ndërpret konferencën

Edi Rama

TIRANË-Kryeministri Edi Rama ka ndërprerë konferencën për mediat, pas një debati me gazetaren Ambrozia Meta. Rama deklaroi se konferenca do të ndërpritet për 5 minuta pushim. Përplasja ndodhi pas një pyetjeje lidhur me atë që u cilësua si përdorim i standardeve të dyfishta në raport me ndëshkimet penale për qytetarët dhe rastin e ish-zv/kryeministres Belinda Balluku, për të cilën SPAK ka kërkuar arrestimin. 

Rama kundërshtoi pretendimin se ka deklaruar ndonjëherë burg për qytetarët që nuk paguajnë energjinë elektrike, duke theksuar se ndëshkimi penal lidhet vetëm me vjedhjen e energjisë dhe jo me mospagesën e faturave. Në këto kushte kreu i qeverisë i kërkoi gazetares të mos e kthente konferencën në debat politik, por të vijojë me pyetje dhe përgjigje.

Poll



Source link

Scroll to Top